• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e PD-së po tregon kaosin e elitës së saj politike

by Ben Andoni
26/05/2024 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pse mbeten ende sot në radhën e parë të drejtimit të opozitës Berisha (në aspektin moral dhe politik), Basha (politik), Meta (politik)?! Pse nuk trandin dot alternativat dhe narrativat e tyre? Pse artikulohet pa asnjë mëdyshje ardhja e të bijës së z. Berisha, Malltezi në krye të PD-së dhe heshtet nga opozita, qoftë dhe për lajmin? Pse nuk lëvizin nga posti krerët e partive të tjera të vogla dhe pas disfatave pafund? Një mal me pyetje. A janë vallë në mirëkuptimin e heshtur me PS-në apo kanë në dorë gjithçka, që u duhet? Në një vëzhgim të parë, janë të velur me pushtet. Edhe pse, kanë treguar se edhe mund të bëjnë e të mbajnë pushtet, sipas mënyrës së tyre. Kanë qenë protagonistë, Berisha dhe Meta (si presidentë dhe kryeministra), madje ky i fundit ka drejtuar në koalicion të dy krahëve. Pse nuk e shqetësojnë dot më Edi Ramën nga pushteti, që ka filluar tashmë me përsiatjet metafizike? A kanë dështuar vallë, qoftë edhe me këtë pushtet? Pse korrupsioni ynë nuk njeh fre dhe është kaq me bazë të shtrirë?!

Në fakt, dështimet e lidërshipit të së ashtuquajturës elitë opozitare lidhen me faktin se nuk mund të thuhet se kemi përballë individë të paaftë, por duket se kalcifikimi i pak emrave na përball problemin e krijimit dhe mbajtjes së një sistemi, që e lejon pushtetin dhe korrupsionin në emër të flirtit për interesat vetjake të një rrethi fare të ngushtë. Dihet mirë se pasuritë e të gjithë politikanëve nga Familjet Berisha, Meta, Rama, Basha, që artikulohen në media, nuk bëhen dot në udhë normale. Dikur në mënyrë cinike, bashkëshortja e z. Meta tregonte edhe banjën e maces, në një nga rezidencat e saj.

Ajo që kupton një ndjekës i ngjarjeve politike është se: ushqehen prej strukturave dhe institucioneve, që i fuqizojnë dhe i mbajnë ato pak klane. Ndërkohë, më keq akoma për Shqipërinë është përqendrimi i pushtetit në duart e pak njerëzve, që ka çuar në shkëputjen midis këtyre elitave (mund të quhen dhe familje) dhe nevojave të shoqërisë më të gjerë. Aristokracia e opozitës, pasi kështu u pëlqen të trajtohen, është shumë larg nevojave dhe interesave të popullit opozitar. Vërtetë se ata kontrollojnë strukturat e tyre, atje ku bëhen zgjedhjet e forumeve, por të lartpërmendurit janë krejt të izoluar nga kritikat e vërteta, nga realitetet dhe betejat e përditshme me të cilat përballet popullata e gjerë. Veçse pushteti i pamatë ekonomik-politik dhe moral (nënkupto: i llojit të tyre) i bën të paprekshëm, deri sa edhe procesi i tyre i vendimmarrjes  ndikohet kryesisht nga interesi vetjak dhe jo nga e mira më e madhe. Lëvizjet e familjes Berisha dhe transformimi i Partisë së Lirisë nga Meta janë provat më të dukshme. Kjo shkëputje ka nxitur një ndarje në rritje midis disa pak të privilegjuarve dhe pjesës tjetër të shoqërisë, duke penguar përparimin, që kërkojnë të gjithë shqiptarët dhe duke përkeqësuar pabarazitë shoqërore qoftë dhe brenda formacioneve të tyre. Reagimi i vërtetë: tkurrja e madhe e mbështetësve dhe apatia e militantëve.

Mbajtja e pushtetit, siç po ndodh me Berishën dhe me Metën, është bërë më shumë se një qëllim në vetvete për këtë lloj elite, duke lënë në hije qoftë edhe parimet dhe vlerat që ata pretendojnë se mbrojnë dhe i shesin si alternativa. Ndaj, u kthye aq butaforik aktiviteti i Partisë së Lirisë dhe janë shpesh afër groteskut aktivitetet e PD-së së dy krahëve. (Javanews)

Next Post
“Mother Jones”: Rama, kritiku më pro-perëndimor i Putinit. Basha i përzgjedhuri i Kremlinit, loboi me para ruse në SHBA

Rama foli për "gojët që s'i duan të mirën vendit," Basha: Vetëm pellazgët e ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In