• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza me SHBA / Kongresmeni Engel në selinë e PD, shoqërohet nga ambasadori Lu

by Aalison Pearse Stevens
01/09/2016 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për Reformën në Drejtësi, por sidomos mosvotimi nga PD i ligjit për vetting-un ka futur dukshëm në një qorrsokak politik Partinë Demokratike. Nga ana tjetër Reforma në Drejtësi ka zhytur në një krizë të thellë edhe marrdhëniet e kësaj force politike me SHBA dhe BE. Duket se ka një përpjekje nga disa miq të vjetër politik të PD-së për ta nxjerrë këtë forcë politike nga spiralja antiperëndimore ku ka hyrë, për shkak të rezistencës së saj për të mos votuar Reformën në Drejtësi, në etapat që vinë deri në kompletimin dhe fillimin nga zbatimi të këtij ligji.

Për këtë qëllim duket se ka mbërritur në Tiranë edhe Kongresmeni Eliot Engel, i cili nihet si një kongresmen afër PD. Ai gjatë paradites së sotme është duke zhvilluar një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në këtë takim Engel shoqërohet edhe nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Nuk bëhet e ditur tematika e këtij takimi. Por dukshëm PD është në një pozicion të vështirë në raport me SHBA. Ky është sfondi në të cilin zhvillohet takimi mes Bashës dhe kongresmenti Engell dhe ambasadorit Lu.

Pas takimit me Bashën, në orën 15:00 Eliot Engel do të zhvillojë edhe një takim me ish-kryeministrin Berisha. Eliot Engel ndodhet në Shqipëri, pasi sot do të marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ i Lezhës. Kongresmeni i SHBA do të nderohet për rolin e luajtur në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi i Këshillit Bashkiak Lezhë

Bashkia Lezhë dhe Këshilli Bashkiak nderojnë dy personalitete të njohura për kontributin e mbrojtjes së çështjeve të shqiptarëve
1- Z. Eliot Engel , Qytetar Nderi i Lezhës
2- Z. Harry Bajraktari, Mirënjohje e Bashkisë Lezhë

Bashkia Lezhë, njofton se me datë 1 Shtator 2016, ora 12:00 në prani të Këshillit Bashkiak, Kryetarit të Bashkisë, deputetëve të qarkut ,të ftuarve dhe miqve, organizon brenda zonës Memorialit të heroit tonë Kombëtarë,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, një veprimtari nderuese të Kongresmenit Amerikan, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Amerikë në Kongres, të nderuarin Z. Eliot Engel.

Zoti Eliot Engel, një mik i rrallë i shqiptarëve në tërë Ballkanin dhe më gjërë ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e miqësisë së vendit tonë me aleatin tonë më të madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai, po ashtu,është i njohur për ndihmesën e dhënë në Kongresin dhe në Administratën Amerikane për çlirimin e Kosovës dhe më pas njohjen e Pavarësisë së saj nga SHBA. Kongresmeni Engël shoqërohet nga Z.Harry Bajraktari, një aktivist i njohur shqiptaro – amerikan i çështjes shqiptare për dekada të tëra. Veprimtarinë e nderon Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHTZ. Donald Lu.

Këshilli Bashkiak i Lezhës me vendim Nr. 182 dhe 183 datë 29.08.2016 i ka nderuar këta dy personalitete me titujt:

Z. Eliot Engel – Qytetar Nderi i Lezhës

Z. Harry Bajraktari – Mirënjohje e Bashkise së Lezhës.

Ky vlerësim do të memorizohet në kujtesën historike të qytetit të Besëlidhjes!

Me. Ar

Next Post
Probleme me shëndetin e Canës? Flet kapiteni i kuqezinjve

Probleme me shëndetin e Canës? Flet kapiteni i kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In