• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e komunikimit e Partisë Demokratike

by Ervis Iljazaj
26/03/2025 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Në kohët e sotshme shprehja e famshme e Dekartit ’’mendoj, pra ekzistoj, mund të kthehet fare mirë në ’’komunikoj, pra ekzistoj’’. Kjo shprehje merr rëndësi akoma dhe më shumë për politikën, ku ajo tashmë është në shumicën e rasteve vetëm komunikim. Jo më kot, stafet më të mëdha të liderëve politikë apo dhe atyre që qeverisin janë ekspertë të komunikimit. Ndoshta akush nuk i njeh më këshilltarët ekonomikë, juridikë apo të fushave të ndryshme të politikanëve dhe të tyre qe qeverisn apo duan të qeverisin një vend, por ama të gjithë i njohin ekspertët e tyre të komunikimit.

Fatkeqësisht kjo është politika e ditëve të sotme, dhe të gjithë ata që merren me të, duan apo s’duan, duhet t’i përshtaten. Raporti i politikës me masat shoqërore në kohën e rrjeteve sociale është kthyer nga racional në emocional. Është një raport ku mbizotëron pëlqyeshmëria ose jo, dhe jo mendimi që kemi ne për një politikan të caktuar. Kjo ka bërë që gara politike të zhvillohet midis personazheve dhe jo më midis politikanëve profesionistë, në kuptimin klasik të fjalës.

Në këtë kuptim, komunikimi me mesazhin e duhur dhe mjetet e duhura është një element thelbësor i suksesit ose dështimit në politikë.  Aq më tepër në një kohë fushate, ku sigurisht komunikimi dhe mënyra e të bërit fushatë ndoshta nuk janë përcaktues, por luajnë një rol të rëndësishëm.

Nga kjo pikëpamje, vetëm një muaj e gjysmë nga data e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike, opozita kryesore e Shqipërisë, duket në një krizë komunikimi të thellë. Ndoshta komunikimi i saj me shqiptarët do të marrë formë në ditët e ardhshme, por deri më tani komunikmi dhe mesazhi politik lënë shumë për të dëshiruar.

Zakonisht në komunikimin politik ngrihen tri pyetjet kryesore. Cili është mesazhi ? Kush janë mesazherët? Kujt i drejtohet mesazhi?

Zgjedhjet politike zakonisht zgjidhin një çështje kryesore, e cila formulohet nëpërmjet një mesazhi të madh bazë. Për shmebull ‘Make Amerika Great Again’, apo ‘America First’, ishte mesazhi kryesor politik që nënkuptonte një politikë të caktuar. Dhe Donald Trump në të gjitha takimet, me këdo grup interesi, shtronte problematika dhe zgjidhje në funksion të këtij mesazhi politik. Partia Demokratike ka sloganin ’’Shqipëria Madhështore’’, i cili përtej faktit që duket butaforik, ende nuk kanë arritur ta shpjegojnë. Butaforik sepse Shqipëria është një vend i vogël, dhe qytetarët e saj kërkojnë thjesht një vend normal dhe jo madhështor. Edhe për faktit se për lavdi apo për madhështi ka shtete të tjera që mundohen, ndërsa shtete të vogla si Shqipëria kërkojnë të mbijetojnë dhe të kenë një vend normal për qytetarët e tyre. Por megjithatë, çfarë do të thotë  që Shqipëria është madhështore?

Si është Shqipëria madhëshore dhe çfarë përmban ajo? Të gjitha këto pyetje shqiptarët nuk i japin akoma përgjigje. Në kuptimin që nuk e imagjinojnë dot se si është Shqipëria Madhështore e Partisë Demokratike. Dhe përpara se të japësh një gjykim për diçka, në radhë të parë duhet ta imagjinosh.

Për sa i përket mesazherëve, deri më sot përveç deklaratave sporadike dhe konferencave për shtyp të liderit të opozitës Sali Berisha, nuk ekziston askush tjetër që të shpërndajë mesazhet politike të saj. Përkundrazi, ndonjë kandidat i saj për deputet shpërndan mesazhe patetike dhe qesharake. Njerëzit nëpërmjet të cilëve shpërndahen mesazhet politike kanë rëndësi thelbësore për një komunikim efikas. Ata përfaqësojnë më së miri politikat dhe filozofinë e një partie politike. Për shembull Trump dhe Harris në Amerikë rrethoheshin me njerëz që përfaqësonin denjësisht mesazhet e tyre politike. Duket sikur komunikimi i Partisë Demokratike  është në koas të plotë, pa organizim, pa fokus dhe pa strategji të caktuar. Dhe mbi të gjitha, pa njerëzit e duhur dhe të besueshëm.

Po të shikosh kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike janë po të njëjtit njerëz prej shumë vite me radhë. Njërëz partiakë, të vjetër dhe me natyrë radikale në retorikën e tyre. Në këtë kuptim, duket sikur mesazhi politik i PD i drejtohet vetëm militantëve për nga njerëzit që ka zgjedhur dhe nga ajo se çfarë përfaqësojnë ata. Nuk duket askund që mesazhi politik apo dhe mesazherët të jenë përtej demokratëve. Mirëpo, që PD të vijë në pushtet duhet me patjetër të zgjerojë mesazhin e saj dhe t’i drejtohet masës së gjerë të shoqërisë, gjë e cila deri më tani ka munguar.

Ndoshta Partia Demokratike e ka edhe mesazhin, njerëzit dhe strategjinë e komunikimit, por deri më tani nuk i ka shfaqur. Ose ndoshta, të gjitha shpresat e saj janë bazuar te një konjukturë ndërkombëtare në favor të saj, sidomos amerikane dhe trumpiane. Një konjukturë e cila deri më tani nuk duket gjëkundi me ndonjë veprim konkret.

Next Post
“Në 11 Maj të marrim rezultatin më të mirë”, Rama: Pasaporta e BE do t’i japë dinjitet shqiptarëve

Rama i përgjigjet sulmeve për Neomalësoren dhe sqaron pse pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

‘Shpërthen’ Melinda Gates: “Epstein” rikthen kujtimet e dhimbshme të martesës me Bill Gates

February 4, 2026

Rama për Shoqatën e Gjyqtarëve: Regjistrimi nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet

February 4, 2026
Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In