• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e golave në Superiore… Ylli Shehu: Ekipet po mendojnë më shumë për mbrojtjen sesa golat

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sulmuesi dhe trajneri i Partizanit, Ylli Shehu, krizën e golit që u pikas në javën e fundit nuk ia vë mungesës së sulmueseve, por përqendrimit të skuadrave te loja mbrojtëse. Sipas tij, trajnerët mendojnë më shumë që të marrin një barazim sesa të munden.

Sipas Shehut, derbi i fundit tregoi një nivel të kënaqshëm loje, por mungesa e finalizimit doli në pah si te Partizani, por edhe te Tirana. Për Ylli Shehun, Partizani i edicionit të kaluar ishte më lart se skuadra aktuale, pasi ndihet mungesa e dy lojtarëve kryesorë, Sukaj dhe Mazrekaj. Ndërsa rivalët për titull, sipas tij, do të dalin në pah pas përfundimit të fazës së parë.

Si ish-sulmues dhe golashënues, si e komenton Ylli Shehu krizën e golit në Kategorinë Superiore, ku në 5 ndeshje të javës së 4-t u shënua vetëm një gol?
Ekipet kanë filluar të mendojnë dhe punojnë më shumë për mbrojtjen sesa sulmin. Kështu që për këtë fakt nuk çalon gjithçka te sulmuesit, pasi përpara duhet të dalin edhe mesfushorët dhe mbrojtësit e krahëve. Nuk mendoj se duhen fajësuar vetëm sulmuesit, pasi ata të vetëm nuk mund të shënojnë.

Kështu që duhet mbështetje dhe harmonizim i gjithë reparteve në fazën sulmuese që të vijë goli. Sulmuesi s’mund të marrë vetë topin dhe të driblojë gjithë kundërshtarët dhe më pas të shënojë.

Në përgjithësi, sulmuesit janë thuajse ata që ishin edhe vitin e shkuar, me përjashtim të dy-tre vetave, por ka pasur rikthime. Kështu që mbetet e pajustifikueshme që në 5 ndeshje të shënohet vetëm një gol…
Kjo është taktika që zgjedhin trajnerët, skuadrat mendojnë më shumë për mbrojtjen duke mos i furnizuar sa duhet sulmuesit. Po të shikoje derbin e fundit, rrezikshmëria vinte vetëm nga gjuajtje nga distanca, pasi rastet që shkonin te porta ishin të pakta.

Po si mund të dilet kampion po nuk shënove gol?
Me sa duket, të gjithë trajnerët kanë frikë nga humbja. Prandaj ata e përgatisin ndeshjen që më mirë të marrin një barazim se të munden.

Si e vlerësoni derbin e fundit që u mbyll në barazim 0-0?
Faktikisht, ndeshja m’u duk e bukur, pati edhe ritëm shumë të lartë. Madje u habita, duke u nisur nga ndeshjet e mëparshme, se ku e gjetën skuadrat gjithë atë fuqi që shpalosën të dielën në derbi. Mbase edhe kjo ka edhe një arsye, pasi vetë derbi i motivon më shumë të dy kampet duke dhënë maksimumin.

A kuptim një ndeshje derbi, kur, në fund të tij, dy portierët dalin lojtarët më të mirë të ndeshjes?
Loja ishte e bukur, kishte dyluftime, ritëm, duke kaluar nga njëri krah në tjetrin. Si derbi që ishte, mund ta fitonin të dy ekipet, pasi si Partizani dhe Tirana patën rastet për shënim.

Po çfarë u mungoi dy ekipeve që nuk e gjetën golin?
Finalizimi i aksioneve ishte problemi që doli në pah te dy skuadrat gjatë derbit të fundit.

Partizanin e këtij sezoni si e shikoni në raport me skuadrën e edicionit të kaluar apo edhe të mëparshmit?
Për mua, Partizani i sezonit të kaluar ka qenë më i mirë se ky, ndonëse në derbi skuadra tregoi ritëm. Mbase ekipi po vjen drejt gjetjes së formës dhe pritet shpërthimi në javët në vazhdim. Zakonisht, gjithë ekipet e mëdha hyjnë në lojën dhe ritmin e tyre pas javës së tretë të kampionatit.

Gjithsesi, mungesa e Mazrekajt dhe Sukajt është e prekshme në skuadrën aktuale. Këta kanë qenë dy lojtarë që e kanë udhëhequr vjet ekipin. Sukaj ishte një lider në fushë, pasi përveçse shënonte, kishte edhe dëshirë për të goditur portën.

Rreth Partizanit aktual, ka shumë kritika për sa i përket rreshtimit të lojtarëve të ndryshëm në fushë, apo përzgjedhjes së gabuar të njëmbëdhjetëshes, siç është rasti i Bertonit me Ramadanin?
Këto janë çështje që i përkasin vetëm trajnerit, që mes dy lojtarëve të të njëjtit rol, përzgjedh atë që u shkon më për shtat ideve të tij. Pra, çdo trajner ka pikëpamje të ndryshme për pozicionimin e lojtarëve. Ne nuk jemi te stërvitja që bënë stafi aktual, për të folur për gjendjen e lojatarëve.

Jo vetëm Partizani ka shfaqur probleme në këtë start, pasi edhe për lojën e Skënderbeut ka pakënaqësi, ndonëse ka marrë katër fitore…
Skënderbeut iu larguan disa lojtarë, kryesisht mesfushorët që furnizonin vijën e parë me topa. Pra, ka ndryshuar ritmi edhe te Skënderbeu.

Sa i përket luftës për titullin kampion, kë shikoni si pretendent kryesor për këtë sezon? Është shumë herët për të folur për këtë çështje, pasi thjesht kanë kaluar vetëm katër javë. Skënderbeu ka fituar 4 ndeshjet e para, por nuk është se ka treguar ndonjë gjë që mund të bindë. Pra, asnjë prej skuadrave nuk i ka treguar forcat e vërteta.

Pa u mbyllur faza e parë, ku të gjithë ekipet të jenë ndeshur një herë me njëra-tjetrën, nuk mund të themi se kush janë pretendentët kryesorë. Pas përfundimit të fazës së parë, ku edhe skuadrat kanë arritur formën optimale, do të mësohet se cilat ekipe janë rivalët kryesorë për fitimin e titullit kampion. /panoramasport/a.k

Next Post
Nëse keni këto lloje profesionesh, mund të shkoni shumë kollaj në Suedi

Nëse keni këto lloje profesionesh, mund të shkoni shumë kollaj në Suedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In