• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza e gjeneratës së re, sociologët: Marrëdhënie të vështira prind-adoleshent

by
17/08/2015 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati 80 adoleshentë në kryeqytet janë raportuar gjatë këtyre nëntë muajve si të larguar nga banesat gjatë konflikteve të tyre me prindërit.

Pas kërkimit policor ata janë rigjetur brenda pak ditësh, çka tregon se drama e familjes Kajtazi në Durrës, nuk është e vetmja. Megjithatë sociologu Gëzim Tushi e shikon si të shkëputur e një rast për tu studiuar se si dy motrat adoleshente shpërthyen duke kërkuar arratinë e duke vënë në gjumë prindërit, djegur shtëpinë e pas largimit duke u hakmarrë me tej me publikimin e një videoje në YouTube.

Për sociologun Tushi gjithsesi ky rast tregon se çfarë po ndodh me adoleshentët dhe me gjeneratën e re të shoqërisë shqiptare.

“Megjithatë brenda këtij rasti besoj që fshihet një fenomen që duhet parë me kujdes, sepse është fenomen i përgjithshëm që përbën tipologjinë e adoleshentëve të sotshëm. Duhet ta vlerësojmë shumë seriozisht faktin që koha e sotme po sjell agravime të këtyre konflikteve mes adoleshentëve dhe dy figurave kryesore që vërtiten rreth tyre, dhe kanë një lloj autoriteti mbi ta, siç janë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë”, tha Gëzim Tushi, sociolog.

Po çfarë ka ndryshuar tek adoleshentët e sotëm?

“E para kanë ndodhur ndryshime tek adoleshentët. Adoleshentët e sotëm janë të rritur, janë rritur më shumë se sa koha. Kjo ka bërë që ata jo vetëm ta ndjejnë veten të rritur, po dhe më të ditur, më të ditur se prindërit, më të ditur se mësuesit në shkollë, dhe kjo është një fenomen krejt normal. Të ndodhur në këto rrethana e kanë shumë të vështirë të pranojnë një lloj prindërimi të vjetër, familje paternaliste që kërkon akoma ta shohë adoleshentin vetëm anën e tij që është në rrezik, pa kuptuar që kemi këtë adoleshentin e rritur, duke kërkuar që ta vendosim në disa korniza etike, morale që janë të papërshtatshme për kohën. Prindërimi në familje është në krizë, po dhe në shkollë autoriteti i mësuesit është në krizë”, thotë Tushi.

Si duhet të komunikojnë prindërit në ditët e sotme? “Prindërit duhet të komunikojnë si partnerë, një familje e kohës së sotshme nuk është më familje që favorizon autoritetin vertikal”, shpjegon Tushi.

Për psikologen Oriola Plaku, rasti i familjes Kajtazi, është një rast që duhet t’i nënshtrohet trajtimeve psikologjike, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

“Edhe prindërit do të kenë nevojë për një suport shumë të madh, sepse është një traumë shumë e madhe familjare. Suport psikologjik, sigurisht. Për të përmirësuar këtë situatë kaq të madhe që ka ndodhur, sepse është shumë e madhe që të shkatërrohet një familje. Nuk mund të them sikurse e përmenda, nga se ka ardhur. Duket se konfliktet kanë qënë aq madhore bernda familjes, sa kanë dëmtuar funksionimin e përditshëm, duke menduar gjatë gjithë kohës mënyra se si të dëmtohen dhe se si të shkëputen”, thotë Oriola Plaku, psikologe. /Top Channel/

Next Post

LSI pushon në Jalë, Monika Kryemadhi: Pse nuk e ftuam Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

June 6, 2026
Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

June 6, 2026
Çfarë partie po del nga protestat në Bulevard?!

Çfarë partie po del nga protestat në Bulevard?!

June 6, 2026
Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

June 6, 2026
Tritol banesës dykatëshe në Rrilë të Lezhës, pronarët ishin brenda në momentin e shpërthimit

Tritol banesës dykatëshe në Rrilë të Lezhës, pronarët ishin brenda në momentin e shpërthimit

June 6, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet sot kutive të votimit në 30 ambasada e konsullata

Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet sot kutive të votimit në 30 ambasada e konsullata

June 6, 2026
Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

June 5, 2026
“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

June 5, 2026
Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

June 5, 2026
Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In