Ai u rrëfen gazetarëve se pavarësisht se gjykata e shkallës së parë ka vendosur që kujdestarinë ta ketë nëna , vajza e tij është braktisur nga nëna e saj. Sipas tij ish bashkëshortja e ka braktisur fëmijën edhe më parë. Tashmë ajo jeton në Greqi me burrin tjetër dhe vajzën vetëm 3 vjeç e gjysëm e ka lënë tek prindërit e saj në një fshat të thellë të Tepelenës, në Mezhgoran.
Gjithashtu Altini thotë se kur ka datën e takimit me vajzën e tij mezi ja japin. E mitura nuk do të shkojë më të jetojë në atë fshat, pasi gjyshja dhe nusja e dajës e dhunojnë.Për këtë arsye ka denoncuar dhe në polici, por nuk është bërë asgjë. Sot vajza e tij jeton me gjyshen në fshat pa një autorizim nga e ëma me pretendimin se jeton dhe ajo me vajzën.
Gazetarët e Fiksit shkojnë në fshatin Mezhgoran.
Në familjen ku jeton e mitura shkon bashkëpunëtorja e Fiksit. Ajo kërkon të takojë nënën e vajzës së mitur. Gjyshja i thotë se vajza e saj jeton në Greqi.Në atë moment ndërhyn daja i cili thotë se motra e tij është në spital. Vajza e vogël del nga shtëpia dhe do të përqafojë bashkëpunëtoren e Fiksit . Daja e urdhëron të hyjë brënda pasi dyshon që bashkëlunëtorja ka shkuar për fëmijën.
Babai i vajzës 3 vjeç takon inspektorin e zonës. Ai thotë se këtë gjë duhet ta kërkojë në gjykatë, pasi nëna e ka braktisur fëmijën. Sipas tij edhe gjykata është në dijeni që nëna nuk jeton në Shqipëri.
Kanë kërkuar edhe psikologe në bashki, por shkresa nuk ka shkuar akoma në Gjirokastër që psikologia më pas të shkojë të takojë fëmijën.Inspektori i zonës i thotë të atit të fëmijës që këtë gjë duhet ta ndjekë, pasi ish bashkëshortja e tij e ka braktisur fëmijën dhe gjyshja nuk ka asnjë dokument që fëmijën duhet ta mbajë ajo, pasi gjykata kujdestarinë ja ka lënë nënës dhe jo gjyshes!
Gazetarët e Fiksit u interesuan dhe në Bashkinë Tepelenë, në shërbimin social të bashkisë dhe në njësinë e mbrojtjes së fëmijës , asnjëra prej tyre nuk njihej me rastin, madje punonjësi i mbrojtjes së fëmijëve tha se punon te ndihma ekonomike këtë ja kanë lënë si punë të dytë dhe nuk është as psikolog. TCH