Kriza e energjisë/ Administratori i OSHEE-së: Kur flet Basha, fle gjumë! Thotë gjëra as në qiell e as në tokë

Adrian Çela administratori i OSHEE-së, i ftuar sot në emisionin Open në Top Channel ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Bashën në lidhje me krizën e energjisë në vendin tonë.

“Nuk kam asnnjë koment për Bashën, unë fle gjumë kur flet zoti Basha, janë gjëra që s’janë as në qiell as në tokë. Gjithë këto ditë krizë menaxhimi, krizë korrupsioni. Duhet të biem dakord a ka krizë botërore energjike apo jo. Vende më të fuqishme se Shqipëria, Gjermania e tij, nëse ato janë të shkëputura nga ky realitet është tjetër diskutim. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote. Arsyet janë shpjeguar, por po e them shkurt. 10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që rezauroi gazin në botë. Janë disa faktorë, janë fakte nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rrija tarifave çmimeve. Këtu kam dëgjuar përralla”, tha ai.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com