• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e emigrantëve/ Rama-Avramopulous: Nevojitet përgjigje kolektive

by A R
18/03/2016 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot Komisionerin europian të Migrimit, Dimitris Avramopoulos, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Temë kryesore e diskutimit mes palëve ishte kriza e emigrantëve të larguar nga zona në konflikt, si dhe perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Palët shprehën mendimin se kriza migratore me të cilën përballet sot Europa ka nxjerrë në pah nevojën për një përgjigje kolektive duke evidentuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka siguruar zyrtarin e lartë të Brukselit se Shqipëria do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane kundrejt krizës së refugjatëve duke theksuar se vendimet unliaterale nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës.

“Shqipëria është gati, sikundër ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati brenda mundësive dhe kapaciteteve tona për të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të Bashkimit Europian,” është shprehur Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Komisioneri europian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos, shprehu vlerësimin për gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në një zgjidhje të bashkërenduar europiane dhe se Bashkimi Europian do ta mbështesë atë në çdo hap. “Shqipëria nuk është vetëm, Bashkimi Europian është në krahun tuaj dhe lejomëni t’ju përgëzoj me mirënjohje që pavarësisht se ju nuk jeni një vend anëtar i BE, qëndrimet tuaja janë besnike ndaj vlerave e parimeve prej të cilave çdo vend anëtar i BE duhet të udhëhiqet në çdo qëndrim,” ka deklaruar Komisioneri Avramopoulos.​

Next Post

UEFA mund të dënojë fansat e Liverpool dhe United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

August 31, 2026
Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

August 31, 2026
Rritja e çmimeve/ Ekspertët propozojnë “kartë pensionisti” për lehtësime fiskale në produktet bazë

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën pesë herë më shpejt se në BE gjatë korrikut

August 31, 2026
SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

SHBA sulmon Iranin në ishullin Larak, Tehrani godet bazat në Jordani dhe Emirate

August 31, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

August 31, 2026
Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

August 31, 2026
E diel me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

August 31, 2026
Karakaçi pas ngjarjes në Lezhë: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik për të shmangur pasojat

Karakaçi pas ngjarjes në Lezhë: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik për të shmangur pasojat

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com