• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza e emigrantëve, Gjermania forcon ligjet e azilit

by Java News
12/11/2023 20:40
The refugees migrate to Germany . Germany flag painted on a brick wall

The refugees migrate to Germany . Germany flag painted on a brick wall

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania planifikon të forcojë ligjet e imigracionit dhe të dëbojë një numër më të madh azilkërkuesish të cilëve nuk u është miratuar statusi, një kthesë e mprehtë në politikat e vendit për emigrantët. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, zgjedhjet e ardhshme – dhe konflikti Izrael-Hamas , e kanë ashpërsuar retorikën rreth imigracionit.

Dyqind e tridhjetë mijë persona kanë kërkuar azil në Gjermani në nëntë muajt e parë të këtij viti, më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Qendrat për imigrantët po mbushen plot dhe autoritetet rajonale thonë se kostoja është e papërballueshme. Kancelari Olaf Scholz shprehu shqetësimin për fluksin e imigrantëve. Në një takim me 16 guvernatorët e shteteve të vendit ai paraqiti një plan që thotë se do ta ulë numrin e imigrantëve.

“Unë besoj se ky është një moment historik. Përballë një sfide pa dyshim të madhe, me një numër shumë të madh emigrantësh dhe migrim të parregullt, të gjitha nivelet e shtetit po bashkëpunojnë ngushtë, gjë që është e nevojshme. Njerëzit e presin këtë nga ne”, tha ai.

Sipas marrëveshjes, qeveria federale do t’u paguajë shteteve dhe bashkive tetë mijë dollarë për çdo refugjat nga viti i ardhshëm, si edhe do të shkurtohet ndihma financiare që u jepet azilkërkuesve. Zoti Scholz premtoi të përshpejtojë vendimet për azilin – dhe ta bëjë më të lehtë dëbimin e atyre që u refuzohet statusi i refugjatit.

Kontrollet e përkohshme në kufijtë me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën do të mbeten në fuqi– dhe qeveria ka premtuar dënime më të ashpra për trafikun njerëzor. Është një kthesë e fortë nga politikat e paraardhëses së zotit Scholz, Angela Merkel.

Në vitin 2015, Gjermania hapi kufijtë për më shumë se një milion refugjatë. Kancelari Scholz po vepron duke pasur parasysh zgjedhjet evropiane, të planifikuara për në qershor të vitit të ardhshëm, thotë analistja Camino Mortera-Martinez.

“Partitë kryesore të qendrës së djathtë po marrin mesazhin se duhet të jenë – ose të shfaqen – më të ashpra ndaj imigracionit, në mënyrë që të marrin votat që tani po u jepen alternativave më radikale, si Alternativa për Gjermaninë”, thotë analistja Canino Mortera-Martinez e Qendrës për Reformë Evropiane.

Ajo shton se konflikti Izrael-Hamas po nxit retorikën politike rreth imigracionit.

“Mendoj se është shumë e rrezikshme të përhapësh idenë se do të ketë një valë masive refugjatësh. Nga ky lloj debati përfitojnë populistët dhe e djathta ekstreme”, thotë analistja.

Ndërkohë, Italia – e cila pranon qindra mijëra emigrantë çdo vit – nënshkroi të hënën një marrëveshje për ndërtimin e qendrave për pritjen e emigrantëve në Shqipëri. Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni tha se ajo mund të shërbejë si një model për marrëveshjet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve joanëtare. Kritikët thonë se plane të tilla mund të shkelin ligjin ndërkombëtar./voa/

Next Post
I Ngarkuari me Punë i SHBA-së kalon fundjavën në Korçë: Krenarë që zhvillimi i qytetit ka kontribut amerikan

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së kalon fundjavën në Korçë: Krenarë që zhvillimi i qytetit ka kontribut amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

June 7, 2026
Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para Kryeministrisë

Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para Kryeministrisë

June 7, 2026
PD mobilizoi militantët t’u bashkohen protestuesve, Berisha nis kritikat kundër investimit në Zvërnec: Kërcënim madhor për mjedisin!

PD mobilizoi militantët t’u bashkohen protestuesve, Berisha nis kritikat kundër investimit në Zvërnec: Kërcënim madhor për mjedisin!

June 7, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

June 7, 2026
Rama: Na tregojnë korrupsionin blogerët që mbledhin para për të treguar anët e trupit që unë i tregoja pa lekë kur isha i ri!

Rama: Na tregojnë korrupsionin blogerët që mbledhin para për të treguar anët e trupit që unë i tregoja pa lekë kur isha i ri!

June 7, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

June 7, 2026
“Dilni në shesh”, PD mesazh demokratëve: Protesta nuk mund të lihet vetëm në duart e qytetarëve (FOTO)

“Dilni në shesh”, PD mesazh demokratëve: Protesta nuk mund të lihet vetëm në duart e qytetarëve (FOTO)

June 7, 2026
Rama për protestuesit: Cilën dorëheqje duan këta? Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama për protestuesit: Cilën dorëheqje duan këta? Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

June 7, 2026
Konflikt mes dy të rinjve në Shijak, një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

Konflikt mes dy të rinjve në Shijak, një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In