• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e call center/ TIM, Sky, Fastweb reduktojnë kontratat në Shqipëri

by Java News
10/03/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën presionin e qeverisë italiane dhe në pritje të hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja ligjore për sektorin e call center, kompanitë e mëdha italiane kanë filluar që të reduktojnë kontratat në Shqipëri. Telecom Italia Mobile (TIM), platforma televizime me pagesë Sky dhe Fastweb (fibra optike), të cilat kanë kontraktuar operatorë shqiptarë për shërbimet e call center, po tërhiqen gradualisht. I kontaktuar nga Monitor, Diego Pisa, drejtor i Teleperformance për Shqipërinë, që punon me TIM, e pranoi që TIM ka reduktuar numrin e shërbimeve, që merr nga Shqipëria, por tha se kjo ka qenë një zgjedhje e vetë kompanisë së telefonisë italiane. Ai nuk pranoi të bënte koment nëse Teleperformance ka bërë reduktime në personel për të amortizuar këtë efekt.

Agroh Shehaj i Intercom Data Service (IDS), operatorit më të madh call center në Shqipëri, sipas numrit të punonjësve, thotë se për momentin ai nuk po ndien ndonjë efekt, por në treg kanë filluar të duken pasojat. Disa kompani po mbyllin fushatat nga Italia (Fastweb, Sky, TIM), ndërsa disa operatorë shqiptarë janë trembur.

Në prill hyn në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor të vitit të kaluar, që tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Italia, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane.

Ligji vendos sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtjen e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimin e punonjësve etj. Psh mos informimi i vendit nga bëhet thirrja shoqërohet me një sanksion administrativ prej 50,000 eurosh për çdo ditë të shkeljes së ligjit, pavarësisht nga numri i thirrjeve ‘jo të rregullta’.

Edhe Këshilli Shqiptar i Investimeve, në një raport të fundit për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe mundësitë për investimeve në sektorin e shërbimeve të kontraktuara (BPO) pranoi se “Italia ka investime ekzistuese në vend, përqendruar në call center, por për shkak të pasigurisë së krijuar nga ndryshimi i ligjit për call center atje, ka pasur një ngrirje/tkurrje të sektorit”.

Ines Muçostepa, drejtore ekzekutive e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe administratore e Alba Call, operatorit më të madh call center në Shqipëri, sipas xhiros vjetore, pohoi se kompania ka plotësuar në kohe gjithë dokumentacionin e kërkuar ne Itali. Tashmë fillon aplikimi i procedurës së re. Ajo shton se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri mendohet që sektori outbound (i thirrjeve dalëse) do reduktohet. Pavarësisht kësaj ajo është optimiste për kontratat e reja.

Por, Agron Shehaj i IDS, thotë se përveç forcimit të ligjit ka dhe shumë presion nga qeveria italiane për kompanitë italiane që sjellin punë në Shqipëri.

Vetëm dy ditë më parë, Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë së Italisë Carlo Calenda tha se është gati që të thërrasë përfaqësuesit e kompanive kryesore italiane të telekomunikacionit, energjisë, bankat, kompanitë e sigurimit, televizionet me pagesë për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ku do të kërkohet që të angazhohen 100% për ta rikthyer në Itali shërbimin call center. Bëhet fjalë për ato kompani që shfrytëzojnë këtë shërbim për të realizuar kontrata jashtë dhe qeveria italiane është shprehur e gatshme t’i subvencionojë, me synimin për të rikthyer në Itali call center-at dhe të krijohen 20,000 vende pune.

Vetëm në Shqipëri llogariten nga tatimet të ketë 25 mijë të punësuar në sektorin e call center nga 804 kompani. Dekadën e fundit, Shqipëria ka qenë një magnet për të nënkontraktuar shërbimet e call center nga Italia për shkak të pagave shumë më të ulëta se në Itali dhe njohjes së mirë të gjuhës italiane nga të rinjtë.

Në të kundërt, Italia pa një reduktim të vendeve të punës në këtë sektor. Çdo vend i ri pune i hapur në Shqipëri ishte një punonjës më pak në Itali. Vetëm në dhjetor, Almaviva, operatori më i madh italian i call center mbylli degën e Romës, duke pushuar nga puna rreth 1700 punonjës. Punonjësit e saj kanë protestuar vazhdimisht dhe qeveria italiane është detyruar të subvencionojë humbjen e vendeve të punës, për shkak të ndjeshmërisë të madhe që ka marrë kjo çështje .

Italianët që punojnë në call center janë rreth 80,000, nga të cilët rreth 30 mijë te Almaviva. Mësohet se kompania ka shfaqur interes dhe për Shqipërinë në fillim të vitit të kaluar, teksa ka parë si zgjidhje të vetme zhvendosjen e aktivitetit në një vend të rajonit.

‘Monitor’ ka mësuar se ajo ka zhvilluar një analizë risku për gjithë rajonin, ku Shqipëria kishte avantazh të dukshëm, si për gjuhën ashtu dhe për koston e ulët të fuqisë punëtore. Nuk dihet pse Almaviva vendosi të mos hynte në tregun shqiptar, teksa tani qartazi është një prej lobuesve kryesorë që kontratat e call center të kthehen sërish në Italia, duke rrezikuar mijëra vende pune në Shqipëri.

ma.me

Next Post
Një tjetër kruazierë e veçantë viziton portin e Sarandës

Shifra rekord turistësh në Sarandë, 783 biznese nga Kosova drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In