• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza dhe dimri, të moshuar ukrainas e norvegjezë blejnë shtëpi në rivierën shqiptare

by A R
19/01/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të moshuarit e Europës Qendrore e Veriore, kërkojnë shtëpi me qira në dimër, pasi duan të kalojnë pushimet në vende të ngrohta dhe me kosto jetese të ulët. Në blerje kryesojnë norvegjezët. Rritet interesi i turistëve francezë pas vendosjes së linjës direkte ajrore….

Pas nordikëve janë ukrainasit ata që kanë “zbuluar” bregdetin e natyrën e ngrohtë shqiptare dhe kanë filluar të blejnë pasuri të paluajtshme.

Lajmi konfirmohet nga agjencitë e pasurive të paluajtshme që veprojnë në bregdet. “Ndryshe nga vitet e mëparshëm, bie në sy interesi në rritje nga qytetarë ukrainas, të cilët përveçse kanë vizituar vendin tonë edhe si turistë, kanë investuar në vendin tonë duke blerë apartamente në bregdet. Blerjet e tyre janë përqendruar më shumë në Sarandë dhe Durrës në apartamente me çmime nga 30.000-50.000 euro”, pohon për Monitor, Ilir Konomi i AlbaniaPropertyGroup.

Ai shton se pjesa më e madhe e ukrainasve kanë eksploruar vendin tonë me makinat e tyre familjare, por ndërkohë ka pasur edhe një pjesë tjetër që ka vizituar vendin tonë përmes paketave turistike ofruar nga agjenci ukrainase. Këto të fundit kanë organizuar edhe fluturime direkte me charter nga Kievi.

Ndikim, thotë Konomi, sigurisht ka pasur konflikti që vazhdon ende në Lindje të Ukrainës. Ka familje të shtresave të mesme, të cilët kërkojnë një pronë në një vend të sigurt për çfarëdo eventualiteti, por edhe një vend ku mund të pushohet pranë detit.

Një tjetër kategori që po shfaq interes për Shqipërinë janë francezët, e nxitur dhe nga një linje ajrore direkte e vendosur nga AdriaAirlines vitin e kaluarë. Destinacioni kryesor i tyre ishte Riviera Shqiptare.

Saranda vazhdon të jetë e preferuar nga norvegjezët, të cilët janë blerës të mirë të apartamenteve në vijën e parë në qytet.

Konomi thotë se interesi i të huajve është kryesisht në zonën e Rivierës në Dhërmi, Qeparo, Himarë.

Në përgjithësi preferojnë apartamente të mëdha me dy dhoma gjumi. Dhe çmimet që ata paguajnë shkojnë mbi 65.000 euro.

Si blerës të pronave, deri tani norvegjezët janë në nivel shumë më të lartë në numër se nacionalitete të tjera në vendet nordike. Norvegjezët e parë kanë blerë apartamente në Sarandë që në vitin 2008. Ndikim mjaft të mirë në promovimin e Sarandës si destinacion turistik ka agjencia suedeze Apollo, e cila operon si në Suedi edhe në Norvegji.

Një tjetër dukuri është shtimi i interesi nga të moshuarit për të kaluar dimrin në një vend të ngrohtë, teksa duket se banorët e vendeve të ftohta po zbulojnë një Spanjë të dytë.

“Gjatë vjeshtës 2015 është vënë re një kërkesë në rritje për apartamente me qira në Sarandë dhe Vlorë. Këto vijnë nga njerëz të moshuar në Europën Qendrore e Veriore, të cilët duan të kalojnë pushimet në vende të ngrohta dhe me kosto jetese të ulët”, thotë Konomi.

MONITOR

Next Post

Në qendrën e rezistencës anti-ISIS, një shkollë me emrin e Antonio Gramshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

July 30, 2026
SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

July 30, 2026
Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

July 30, 2026
E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

July 30, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

“Do të vijoj betejën për Tiranën”, Braçe: Jam gati të garoj me Ogertën, Arbrin apo këdo! Socialistët duhet të zgjedhin…

July 30, 2026
Trump urdhëron kundërpërgjigjen, SHBA sulmon bazat e Gardës Revolucionare në Iran -

Trump urdhëron kundërpërgjigjen, SHBA sulmon bazat e Gardës Revolucionare në Iran –

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com