• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritiku ma i mirë i Fishtës dhe “Mrizi i zanave” si peng i dëshmisë!

by Agron Gjekmarkaj
27/10/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Atë që nuk munden , nuk ditën, nuk deshën ta bënin studiuesit dhe qeveritarët shqiptarë në dekada me Fishtën autor dhe vënd, me atë burrin e madh me trup e më shumë me letersinë e pavdekshme, me njanin nga themeluesit kryesorë të atdheut tonë të pavarur e ka bâ Altin Prenga ! Ai ka gjetë menyrën për t’ja ndërtue monumentin “katunarit” të tij !

Në një kodër e cila ngjan me një parnas të vërtetë ai asht bâ dëshmitar i fuqisë së rrâjve , të atyne që nuk lëvizin vetën ngulen thellë në dejet e tokës, të fuqisë magnetike që ato kanë mbi njeriun i cili rritet me dashninë për to, pa ra pre e nihilizmit dhe mohimit bashkëkohor! E aty lanë ka shumë , Frang Bardhi, Pjeter Zarishi, De Martino, seminari i Troshanit e në krye Gjergj Fishta! “Mrizi i zanave” paskësh kenë aty prej kah moti!

U vesh me tis e mjegull dhe na humbi nga shikimi për shumë vjet por sapo u darovit stina e moti i rishfaq në një formë unike, në një histori që ban krenar çdo zadrimor, lezhjan apo shqiptar! Titulli i veprës së Gjergj Fishtës u bâ marka ma e njohtun në botë e agroturizmit shqiptar! Nuk ka mbetë gazetë e rânsishme e Europës pa u habitë e çmeritë kënaqësie për ata djem, ata vllazën, historinë e tyne, ata njerëz të butë e punëtorë të zadrimës, për atë restorant krejt bio e delikat mes shumë ngjyrash e aromash që dalin prej nji toke të begatë!

Po kaq me pathos janë entuziazmue televizione si Raiuno e të tjera, të Italisë nji vend ky që nuk i falet askujt në artin e guzhinës! Nuk i kanë mungue çmimet ndërkombëtare! Nuk i ka mungue fama e cila nuk ja ka zvoglue aspak modestinë Altin Prenges i cili iku femijë në Itali e u kthye burrë me idenë fikse se mentaliteti kafe e llafe luftohet veç me punë! Aty sot ka nji restorant e hotel tejet të rafinuar pa humbë kordinatat e vendit ku gjindet!

Nji hotel të ndërtuem mbi një kullë qindra vjeçare ku tradita shkelqen me hijeshi nga rafinaturat e modernitetit! Nji kompleks punishtesh, ku bahet vena, djathi i shumë llojeve, reçelnat e marmalatat të gjitha me produktet e zonës! Nji vreshtë e madhe i rrethon e bashkon ndërtesat me njara-tjetrën! Janë me qindra zadrimoret që punojnë për “Mrizin e Zanave” tu fillue nga kamarierë e banakierë, tek bujqit në arat e veta e fëmijet që mbledhin kërpulla e shega! Ish-burgu asht ba nji kompleks me ja pasë zili çdokush e me mësue gjithkush!

Që pra mendja e njierit të njatin objekt e trajton dy sojesh ! Nji herë si burg tu ba me vujt të madh e të vogël e tjetrën herë nji vend që i knaq të gjithë! Kënkan gja e madhe mendja e shpirti tek nieri !

Aty shkojnë prej kah mos! Personalitete nga bota e çka ka njerez që vlejnë në kët ven tu fillue me Ismail Kadarenë!! Na jena ata çka hamë e pimë thotë nji nga ata që e ka ndikue historinë e botës ! Altin Prenga ka sfidue çdo pandehmë e kornizë, mentalitet e rrethana ty kthye në katundin e tij modelin e suksesit kur të gjithë ikin, atë të dashnisë për natyrën e punën ! Të gjitha ata që shkojnë për herë të parë teksa ecin mes fushës së zadrimës, vende vende djerr, me do shpia të vorfna zymtohen në heshtje e mbyllen në padurim se ku po i çon!

Me ka ba vaki dy herë me dy italian, njani ish-themelues i Forza Italia, senator e nënkryetar parlamenti i Italisë Della Valle, nji erudit i madh e me nji doktor dentist me emën të madh në Abruzzio Gabriele Valentini! Me shikjojshin gjithë mosbesim ku po i çojshe! Sapo zbritën, ndien zukama patash, rënkime derrkucash, melodi pulash e gjelash, tâna me rrush, pemë gjithçfarësh e të gjitha në venin e vet! Leshun nji paheretime lehtësimi!

Mrëna ku e ku ma tepër! U shkriftuen sa pinë langun e thanës e mrrinë mezet e para! Orë pas ore ranë në dashni me atë vend sa nuk u bahej me ikë e gjithmonë pyesin për të ! Pa pyet per dietë e kalori hanin me tahmah! Aty ata deshën me ditë çka asht “Mrizi i Zanave”!? , Se kush asht ai burrë me zhgun portretet e të cilit zanë vend kudo neper muret e ngrehinës!

Jua shpjegova se bahej fjalë per poetin tonë kombëtar, i ndaluem për 46 vjet e i keq gjykuem 30 të tjera, se emri i lokacionit asht marrë nga nji vepër e tij ! Shtangën! Me thanë që ky djalë qënka studiuesi ma inteligjent i Fishtës, dashësi dhe shërbyesi ma i madh i tij, dy herë i Fishtës autor dhe i Fishtes vënd!

Ata kishin të drejtë janë me miliona që e dinë se Mrizi i Zanave dhe Fishta ekzistojnë edhe pa e lexue! Aty i çon barku po nji ashkël u hjeket në tru tu pa, tu pyet, tu kqyrë poetin në ato foto që shprehin shumë aspekte të veprimtarisë se tij në sherbim të nji vendi qe e la pa vorr! Diku aty afer poeti ka edhe shpinë që po rranohet për faqen e zezë tonën! Askush nuk kujtohet ndërkohë që për nji kilometer rrugë qeveria e Tiranës asht gati me dhanë 20 milion euro!

Si asht ba kjo punë haja qënit pija qënit me lekt e shqiptarve! Ndoshta tuj hangër aty Edi Rama e Margariti në kthim kur ndoj gugsimë ju del nga shpejtësia e makinës me u kujtue me pa shumë ma pak se Altin Prenga për Fishten! Me i ndreqë shpinë poetit megjithse dreqi po e din si kanë ardhë punët a e njohin ata Gjergj Fishtën?

Sot Shqipnia ka mitet e veta, hajna e dylme, rriqna të ndyta e shakllabana safi veshun firmato, të cilët nuk e kanë elegancën e patave të Altinit! Ky zotni sot mundet me ju dhanë nji leksion të gjithve, biznesmenve pikërisht atyne që pasunohen tue grabitë kët vend, politikanve që e rrejnë e rrjepin , bjerrakohsve që bajnë libra që mysin edhe dhinë ba me e hanger, me modelin e vet që punon që pasunohet e pasunon të tjerët tu zbukurue vendin! Ai asht tepër modest ! Pikërisht me këtë dhunti e me atë sukses të ban me u ndie në faj sa herë e merr fjalën e don me dhanë mend!

Next Post
Hera e parë në histori/ SHBA i tregon sanksionet Bitcoin

Qeveria shqiptare po përgatit kuadrin ligjor për to, por çfarë janë monedhat virtuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

August 18, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Ukraina po përdor dronët britanikë kundër Rusisë, Lavrov kërcënon Londrën: Do keni pasoja, rrezikoni të shiheni si pjesë e luftës!

August 18, 2026
VIDEO/ E frikshme, Musiala humbet përsëri ndjenjat në fushë në miqësoren e Bayern! Shikoni pamjet tronditëse

VIDEO/ E frikshme, Musiala humbet përsëri ndjenjat në fushë në miqësoren e Bayern! Shikoni pamjet tronditëse

August 18, 2026
Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut, 4 të vdekur dhe 35 të prekur nga Virusi i Nilit! Autoritetet japin alarmin

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut, 4 të vdekur dhe 35 të prekur nga Virusi i Nilit! Autoritetet japin alarmin

August 18, 2026
Tatimet fshijnë 215 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 25 mijë biznese

Falja e gjobave, fshihen mbi 400 milionë euro detyrime për më shumë se 204 mijë biznese! Tatimet: Procesi vijon sipas ligjit!

August 18, 2026
A do vazhdojë protesta kundër Ramës dhe Berishës nëse Ivanka Trump tërhiqet nga projekti?

A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com