• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritiku i njohur italian: Kush e sulmon Ramën, nuk është i denjë politikisht

by A R
06/03/2019 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një i djathtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen”.

Kështu deklaroi sot kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian Vittorio Sgarbi në emisionin L’Aria Che Tira të kanalit LA7 në Itali, ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Duke folur për situatën politike në Shqipëri, Sgarbi tha se “kush e ka me të (kryeministrin Rama) s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet”.

“Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të, s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një i djathtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen”, deklaroi Sgarbi.

Gjatë emisionit, kritiku i njohur Italian, u ndal edhe te lidhjet e tij të ngushta me Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Unë kam dy lidhje me Shqipërinë, kam një vajzë shqiptare dhe ajo është më e mira që kam. Unë kam tri vazja, të treja shumë të mira, të bukura, por vajza shqiptare është studioze, me disiplinë dhe ka një sens të detyrës, një përgjegjësi që të frikëson. Është e bukur dhe e zonja. Isha në vitin 1992 kur nisa emisionin “Sgarbi Quotidiani”, isha i vetmi që mbroja shqiptarët e që theksoja se shqiptarët ashtu si siçilianët, si napoletanët edhe ata janë si gjithë të tjerët, janë njerëz si gjithë të tjerët”, u shpreh ai.

Sgarbi shton se “ka siçilianë të këqinj, napolitan të keq. Ka dhe shqiptarë të keq”, por thekson ai, “isha kundër tezës që thuhet se shqiptarët janë të këqinj prej natyre”.

“Isha kundër dhe shqiptarët i mbrojta pa fund. Në kohën kur Rama nuk ishte ende kryeministër, por ishte Berisha apo Fatos Nano, unë e kam vizituar Shqipërinë. Dhe kam qenë i vetmi italian që flisja mirë për natyrën e shqiptarëve. Shihini (në kronikën e transmetuar) si duken.Të frikshëm, janë shumë seriozë në fytyrë. Por, nuk janë kështu”, shtoi ai.
Për Sgarbin, “nuk mund të mendosh që një siçilian është mafioz, që një napolitan është mafioz, se edhe në Itali ka racizëm edhe mes veriut dhe jugut”.

“Unë kam ndjerë vëllazëri mes shqiptarëve, një ndjesi instiktive. Babai ime kishte luftuar në Shqipëri dhe më fliste për Durrësin, Shkodrën etj. Më tregonte se kishte vende të mrekullueshme. Më dukej e pamundur që për natyrë ata të ishin të këqinj, gati për të vrarë, ndoshta mund të ishte kështu, por për mua ishte e pamundur që kjo gjë të vlente për të gjithë”, u shpreh ai në emisionin L’Aria Che Tira të kanalit LA7 .

Duke vënë në dukje se në vitin 1991 shqiptarët trajtoheshin si afrikanët sot, Sgarbi theksoi se “si kristian unë dua t’i mirëpres të gjithë, por problemi është ashtu siç tha zoti Rama, që e gjithë Europa sot të jetë përkrah mikpritjes dhe jo vetëm Lampessssduza, Mineo, pra vetëm Italia. Kjo nuk funksionon dhe këtu Salvini ka një qëndrim të rreptë dhe është një qëndrim që do t’i shërbejë Europës”.

Por, Sgarbi e konsideron si sfidë të shpëtosh Shqipërinë dhe vendet e mrekullueshme që ka nga disa njerëz.

“Në Shqipëri ka vende të mrekullueshme dhe shpëto Shqipërinë nga të paaftët është më civile se Italia e shkatërruar nga mafiozët, dhe jam i shqetësuar”, tha ai.

Sgarbi vuri në dukje se ka një marrëdhënie vëllazërie absolute me shqiptarët ndërsa kujtoi vizitat e mëparshme në Shqipëri.

“Kur shkova në Shqipëri në kohën e Nanos, udhëtova me helikopter ndërsa me kryeministrin Rama vëzhgova afresket në Voskopjë, që janë fantastike, janë si pikturat e Giottos, që meritojnë që UNESCO të kujdeset për restaurimin e tyre”, u shpreh ai.

/a.rada

Next Post
Audiopërgjimi/ Burg për Babalen dhe ‘aktorin’, detyrim paraqitje për gazetarin

"Volvo 4", gjykata liron dy anëtarët e grupit të Shijakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In