• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kritikët e Bashës, nervozë nga tranzicioni i brezave në PD”

by
19/10/2015 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për të përditshmen Panorama, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Dritan Shano tha se riorganizimi i kësaj force politike e për rrjedhojë dhe tranzicioni i brezave, i ka bërë të “vjetrit” nervozë dhe kritikë ndaj kryetarit Lulzim Basha.
Sipas Shanos, mundësitë e një koalicioni mes PD-së dhe PS-së janë minimale dhe mund të ndodhë vetëm nëse vendi do të kërcënohej nga shfarosja.

Partia Demokratike ka nisur së fundmi një proces për zgjedhjet në Forumin Rinor, ku kanë dalë edhe emrat e parë të kandidatëve. Pse keni vendosur ta ndryshoni mënyrën e zgjedhjes? Çfarë rezultati prisni?

Për mua zgjedhjet për Forumin Rinor të Partisë Demokratike– FRPD janë një ngjarje e rëndësishme. Nuk dua të bëj asnjë krahasim me të tjera ngjarje politike të 2015, por janë shumë të rëndësishme. Kjo për arsye se misioni i PD-së është krijimi i një modeli alternativ në shoqërinë dhe politikën shqiptare, dhe moskryerja e zgjedhjeve brenda forcës politike për një kohe të gjatë nuk është ky model. Kjo për arsye se këta të rinj, me shpresë të Zotit nuk kanë detyrime ndaj së shkuarës.

Pra, nuk janë filiza të klonuar sipas modeleve të mëparshme të prezumuara si të suksesshme. Dhe se në më pak se 10 vjet, këto vajza dhe djem do të qeverisin Shqipërinë. Mezi pres të gëzohem nga kjo gjë. Kryerja e zgjedhjeve të FRPD-së kompleton një proces të nisur më parë në 2014, me verifikimin e anëtarësimeve në PD, duke i mundësuar kështu partisë të fitojë vetëdijen e dimensionit të vet.

Këtë vetëdije do ta quaja të plotë pas mbarimit të regjistrimeve për Forumin Rinor deri në datë 12 nëntor. Për sa i përket mënyrës së zgjedhjes që angazhon direkt të gjithë të regjistruarit kundrejt çfarëdo mënyre zgjedhjeje të përdorur më parë, do të preferoja gjithnjë të parën. Ajo garanton cilësi, pranim, kohezion.

Përveç kësaj, kjo mënyrë e cila parashikon konventa me debat mes kandidatëve jep mundësinë që pjesëmarrja në forume të jetë e prekshme dhe joabstrakte. Pjesëmarrja në politikë i mëson të rinjtë se si mund të bashkëjetohet, garohet në një habitat, i cili ekziston për shkak të bashkimit vullnetar të interesave gjithnjë e më shumë sesa për një fatalitet përkatësie familjare apo rrethanash historike të imponuara.

Për mua personalisht FRPD është shpresa e PD, është shpresa e Shqipërisë. Nga radhët e FRPD-së do të dalin qeveritarët e ardhshëm. Çfarë pres pyesni ju? Hapësira për një edukim politik të strukturuar të të rinjve me ideologjinë e së djathtës është një mundësi e madhe që hapet me kompletimin e këtyre zgjedhjeve. Po kështu pres një FRPD aktive, pro pozitive, që vendos në siklet lidershipin e partisë dhe që nuk është servile. Që ka vizionin e vet dhe që gjen forma e mënyra për ta imponuar atë brenda PD-së dhe në shoqërinë shqiptare.

Mua nuk më intereson një FRPD figurante, e paformë dhe e paqëllim. Pse? Sepse është përmes këtij brezi që do të realizohet me kohë urbanizimi dhe europianizimi i politikës. E cila mbetet ende rurale dhe konfliktuale. Ky është brezi i të rinjve, që për shkak të ekspozimit gjithnjë e më të madh ndaj vlerave të civilizimit perëndimor do ta bëjë dialogun tonë me Europën një bashkëbisedim të vlefshëm e të frytshëm, shumë tepër sesa shfaqja e drunjtë që përjetojmë sot.

Sado rezistent të jetë mentaliteti osmano-komunist që preferon favorin përkundrejt meritës, që preferon privilegjin që të vjen nga një dorë sesa arritjen e një objektivi për shkak të meritës dhe aftësisë ai do të thyhet përballë këtyre vlerave. Shqipëria e së shkuarës po e mbyll ciklin e saj. Ky brez që merr pjesë në FRPD sot do të hapë realisht ciklin e ri të zhvillimit dhe përkatësisë europiane për kombin shqiptar. Kam shumë, shumë shpresë te këta të rinj!

Perceptimi për partitë sa herë që ka zgjedhje në një forum të tyre është se fitues do të jetë dikush që ka bekimin e kryetarit. Përse duhet të mendojë publiku se këtë herë do të fitojë ai që ka më shumë vota?

E pse jo? Mjaft që të shkëputet pak nga skema paternaliste që njeh aq mirë. Një skemë, në të cilën ushqimi vjen vetëm nga një dorë. Ky është steriotipi me i sigurt që njohim dhe, kur dikush ofron mundësi që të shkëputemi nga ky mentalitet, nuk e besojmë, e paragjykojmë e përqeshim. Kjo do vazhdojë deri sa të fashitet në favor të një kulture urbane në shoqërinë shqiptare të bazuar te mirëbesimi. Proceset e votimit kanë risk më vete. Secili kandidat do të përpiqet të rrisë shanset e veta. Proceset e votimit nuk janë imune nga forma të ndryshme manipulimi, që nga mbiregjistrimi, blerja e votës, presioni, axhenda grupimesh brenda formacionit politik e me radhë. Nëse verifikohen raste flagrante nga këto, që deformojnë votën e hedhur nga anëtarët e FRPD, mendoj se kryetari i Partisë Demokratike do të duhet ta anulojë procesin. Dhe të kërkojë zgjedhje të reja. As PD-së dhe as Shqipërisë nuk ka ç’i duhet një Forum Rinor i manipuluar. Është njësoj si t’i hedhesh ujë një bimë të kalbur që në gjenezë me shpresën se ajo do të rritet dhe do të nxjerrë fryte.

Për kë do të votonit?
Do e ndjek me vëmendje të gjithë këtë proces. Siç e thashë, kam interes shume të madh. Nëse do të plotësoja kriteret për të votuar …. Është e sigurt që do të isha në konkurrim. Do të votoja për veten time.

Kryetari Basha është përballur disa herë me kritika në mbledhjet e Grupit apo Kryesi për mënyrën se si e drejton opozitën. A është kjo një opozitë e vakët, që mbështetet te deklaratat e shtypit dhe pa një ide të qartë se si duhet të vijë në pushtet?
Po e filloj nga fundi. Partia Demokratike është e ndërgjegjshme që ka dalë në opozitë nga një rrotacion normal i pushtetit, një humbje në fushën e hapur të betejës politike. Ajo sot është një opozitë që ka ofruar për të gjitha çështjet madhore dhe të ditës alternativen e vet. PD në mënyrë të pandërprerë ka pasur propozimet e veta fiskale, buxhetore, ligjore, kushtetuese, zgjedhore, si dhe për dekriminalizimin e politikës shqiptare. Ajo e kryen misionin e saj me të gjitha format dhe mjetet demokratike që ka në dispozicion që nga deklaratat për shtyp e deri te dalja në shesh. Kryetari i saj sot është shndërruar në partner të besueshëm për partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit dhe progresit të Shqipërisë. I qëndroj vlerësimit tim se Lulzim Basha është një lider krejt i ndryshëm nga çka janë mësuar të shohin shqiptarët. Ai shënon shuarjen e balozëve dhe xhesteve heroike në politikë. Ai po i sjell politikës një dimension qytetar dhe urban. Kjo është forca e tij…

Panorama

Next Post

Gjykata: Zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Mjekëve, të pavlefshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate

“Integrim gradual”, zbulohet letra e Merz për Shqipërinë: Zgjidhje inovative për vendet kandidate

May 21, 2026
Tritol mobilerisë në Durrës, pronari: Kjo është hera e tretë, s’kam konflikte…

Shpërthim në Lezhë, eksploziv në derën e një banese, policia jep detajet e para

May 21, 2026
Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta testohen sot, Kumbaro: Është hapi i parë drejt suksesit tuaj!

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta testohen sot, Kumbaro: Është hapi i parë drejt suksesit tuaj!

May 21, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

FOTO / Seanca për “Sterilizimin”, Beqaj për herë të parë jashtë ‘kafazit’ në gjyq

May 21, 2026
VIDEO / Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, pamje nga aksidenti fatal në Shkodër

VIDEO / Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, pamje nga aksidenti fatal në Shkodër

May 21, 2026
100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

100 milion euro për Shkodrën, Beci jep detaje për projektin që miratohet sot në parlament

May 21, 2026
Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, vihen në pranga drejtuesit e dy automjeteve

Një viktimë dhe dy të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër

May 21, 2026
SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

SHBA-të heqin sanksionet për raportuesen e OKB-së për Palestinën

May 21, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

DETAJE/ Socialistët propozojnë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit

May 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Plagosje te “Nisharaku” në Tiranë, policia jep detajet e para

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In