• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritikat e Ramës në Vlorë, Dredha: Koha për reflektim, zero tolerim për zaptuesit e hapësirave publike!

by E S
19/07/2025 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimet për të ndërtuar një park foto-voltaik në qindra hektarë të zonës së Kaninës dhe Shashicës i ka shqetësuar banorët e kësaj zone, të cilët këtë hapësirë e përdorin si kullotë për bagëtitë e tyre.

Projektit pritet t’I hapë rrugë në mbledhjen e këshillit bashkiak të 21 korrikut, por kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, për Report tv thotë se janë disa kompanitë e interesuara dhe se kjo është vetëm faza e parë.

“Hapet rrugë për tu parë nëse mund të aprovohet nga të gjitha instancat. Bashkia si pronar i asaj prone, në sajë të kërkesave që kemi pasur prej 2-3 vitesh, ka ardhur momenti t’ia përcjellim shtetit nëse mund të hapim rrugën për të parë mundësinë e një zhvillimi të tillë. Kjo është vetëm faza e parë, ka ministri të përfshira derisa të arrihet një vendim kolegjial. Edhe politika qendrore e ka prioritet zhvillimin tek energjia e pastër. ku ta gjejmë të kthehemi prodhues të denjë por edhe të jemi konkurrentë në rajon. Janë disa kompani që kanë shprehur interes, kjo është faza e parë i kërkojmë këshillit bashkiak si pronari de facto i aseteve në territor. Ne jemi ndërmjetësues për të përcjellë kërkesat siç na takon ligjërisht. Pastaj i kalojmë në këshill. Nuk ka dëmtim kullotash, s’po bëhet central bërthamor, energji fotovoltaike ka vetëm panele”, tha Dredha.

Aksioni që nisi nga Vlora për çlirimin e hapësirave publike, Dredha thotë se nuk do të ndalet dhe se banorët e bizneset kryesisht i janë prgjigjur pozitivisht thirrje së autoriteteve. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që territori të çlirohet sa më shpejt, edhe pse vetë e pranon se zinxhiri i institucioneve përgjegjëse për kontrollin ka mbyllur sytë prej kohësh. Mesazhi është i qartë thotë Dredha, aty ku ka shkelje duhet të zbatohet ligji.

“Ka nisur prej 10 ditësh ky aksion, abuzime janë konstatuar në shumë zona të Vlorës, jemi marrë me pjesën e Lungomares fillimisht, që ka impakt direkt tek pjesa e qytetarëve dhe turistëve. Kemi filluar, ka pasur një rezistencë në fillim, por jo e fortë. Njerëzit kanë nisur ta kuptojnë se aty ku ka abuzime, të gjejmë kompromis dhe puna ka vijuar normalisht. Kemi pasur një rast në Lungomare, ku subjekti që ka pasur një formë kioske, ka hezituar të prishet dhe sot ka nisur të bëjë vetë çmontimin. Kemi prishur një objekt po sot në territorin e një shkolle, ka qenë prej vitesh pa leje, por ka ardhur momenti ti shohim me imtësi dhe sa më shpejt të çlirojmë territorin. Aty ku ka prishje, që ka beton, me ndihmën e IMT. Abuzimi ka qenë si një shkalle të ngadaltë dhe duke u kthyer edhe rutinor, qoftë edhe nga inspektorët e IMT, Policia Bashkiake. Më mirë tani, duhet të jepet mesazhi i qartë aty ku ka shkelje duhet të zbatojmë ligjin deri në fund dhe duhet të çlirojmë hapësirat”, tha Dredha për Report Tv.

Por, si e ka parë kryebashkiaku i Vlorës ultimatumin e Ramës për shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe a ka ndikuar kjo në cilësinë e punës dhe shërbimeve për qytetarët? Dredha nuk e sheh si një ndërhyrje të Ramës në pushtetin vendor, ndërsa thekson se puna nuk është ndalur në asnjë moment, pasi postet janë plotësuar me drejtorë të komanduar deri në zgjedhjen e të rinjve.

“Edhe kur ndërron shtëpinë, ka një moment delikat derisa kap zonën e komfortit me ambientin e ri. Ne kemi armatë specialistësh në Bashkinë e Vlorës që kanë eksperiencën e tyre dhe ky boshllëk është mbyllur, duke komanduar drejtues brenda strukturës me qëllim që puna të mos ndalojë në asnjë moment”, theksoi Dredha.

Duke nisur nga vetja e tij, Dredha thotë se të gjithë duhet të kuptojnë se duhet të kishin bërë më mirë për qytetin e Vlorës.

“Ideja është që të gjithë e kuptojmë që mund të kishim bërë më mirë, përfshirë dhe mua. Duhet të jemi unison tek pjesa se çfarë duhet t’i ofrojmë shërbim më mirë qytetarëve, apo atyre që zgjedhin Vlorën për turizëm apo biznes. Nuk duhet të kënaqemi me një punë rutinë, duhet të bëjmë më shumë. Bëjmë reklamë të madhe për Vlorën si destinacion, jo tuneli i Llogarisë, aeroporti, një Lungomare, të gjitha këto investime duan edhe një ndërgjegjësim e angazhim të madh nga ne për të mbajtur territorin në kontroll, sa i përket edhe pastërtisë, shërbimeve por edhe abuzimit që bëjnë duke cenua territorin që s’u përket, apo me lejet e ndërtimit. Ka ikur koha kur njerëzit mund të bëjnë ç’të duan në territor, se nuk është vetëm i joni, por i të gjithë njerëzve. Nuk duhet dhënë besim dhe ti lësh punonjësit të punojnë me besim. Duhet ti kontrollosh me gjithë kohës që të japin më të mirën”, tha ai.

Edhe pse ishte më i kritikuari në mbledhjen e Ramës me kryebashkiakët, Ermal Dredha në asnjë moment nuk e ka menduar dorëheqjen.

“Unë jam këtu për t’i shërbyer Vlorës. Jam zgjedhur t’i shërbej Vlorës, s’e kam menduar. E dua qytetin tim shumë, jap më të mirën në këtë qytet. Ky është kryesor, të shërbej deri në fund, siç kam shërbyer në administratë shtetërore prej 21 vitesh. Kritikat shërbejnë për të përmirësuar performancën tënde në punë, nga ai moment në vazhdim, kritika ka gjithmonë, shërbejnë në këtë rast”, theksoi ai.

Drejtorët thotë Dredha nuk janë dorëhequr prej ultimatumit të Ramës, por sepse kanë kuptuar se nuk I kanë shërbyer siç duhet qytetit.

Next Post
Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ në Tiranë refuzojnë lirimin e hapësirës publike, IMT dhe policia bashkiake çojnë fadromat

Lirimi i hapësirave publike/ Tabaku: Shteti tenton të tregojë ‘forcën’ me biznesin e vogël, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, mblidhen edhe prokurorët: Shqetësim, sulmet e vazhdueshme publike

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, pesë emra në garë

August 3, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Tjetër “goditje” nga i nxehti afrikan! Në mesjavë temperaturat shkojnë mbi 40 gradë celsius

August 3, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

August 3, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

August 3, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

August 3, 2026
Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

August 3, 2026
Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com