• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritikat e Dokles për buxhetin: Ambasadorët i harxhojnë paratë për karburantin e ministrave

by A R
14/12/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Jashtëm ka miratuar dje nen për nen projektbuxhetin e Ministrisë së Jashtme për vitin 2017.

Gjatë seancës, deputetët e maxhorancës ngritën si shqetësim se Ministria e Jashtme ka lënë pa fonde ambasadat shqiptare, pjesa më e madhe e të cilave nuk ka mundur të realizojë ceremoninë festive të festës kombëtare, raporton “Panorama”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, tha se ambasadorëve duhet t’u jepet një zë i veçantë në buxhet, i cili të mos preket, por të jetë vetëm për pritjen e festës së 28 Nëntorit.

Deputeti i PS-së tha se ambasadorët fondet e tyre i shpenzojnë në karburant për të shëtitur ministrat në vizitat triditore.

“A i kanë festat të gjitha ambasadat tona? Unë di një, që s’e ka bërë festën kombëtare dhe ambasadori më ka thënë që s’e kam bërë se nuk kam fonde. Duhet të sigurohet një fond i posaçëm që të bëhet të paktën një festë modeste.

Nuk mund të shkojë një ambasadë shqiptare të mos bëjë një pritje për festën kombëtare. Ka rëndësi që Ministria të dijë se sa fonde duhet të ketë çdo ambasadë me atë 5 lekë që ka, sa persona mund të ftojë. Mund të bëhet festë dhe me 20 veta, por ama bëhet. Ambasadori nuk mund të thotë kam 5 lekë. Ambasadorit duhet t’i thotë Ministria që ke kaq lekë të përcaktuar për festën dhe jo për karburant dhe jo për gjëra të tjera.

Pra, meqenëse është një problem që e konsideroj të rëndësishëm, çdo ambasador që në janar duhet të dijë sa fonde ka për 28 Nëntor dhe ato janë të paprekshme për gjëra të tjera. Se pastaj ai i shkreti ça do bëjë, nuk ka, i shkon një ministër dhe do ta shëtisë tri ditë andej-këndej, harxhon karburantin dhe s’ka lekë për festën”, tha dje Dokle.

Drejtoresha e Financës në Ministrinë e Jashtme, Ilda Dega, tha se ambasadat festat i bëjnë dhe kur gjejnë donacione.

“Për festën kombëtare ne operojmë në këtë mënyrë, ambasadori thotë që nga buxheti im kam ndarë kaq për festën kombëtare dhe kam gjetur kaq donacione dhe sa do më ndihmojë ministria për festën kombëtare”, u shpreh ajo.

Por Dokle u shpreh: “Nuk e di nëse ligji e ka tani, por nëse nuk e ka, do të kërkoj që në buxhet të caktohet që të jetë një fond për festën dhe të shpenzohet në mënyrë strikte vetëm për festën kombëtare dhe jo për karburante, jo për goma, apo nuk e di se çfarë”.

Next Post
Paralajmërimi i mjekëve: Gatimi me letër alumini ju rrezikon jetën

Paralajmërimi i mjekëve: Gatimi me letër alumini ju rrezikon jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In