Kreu i PD-së, Lulzim Basha u pyet sot nga mediat lidhur me kritikat e një dite më parë të ish kryeministrit Berisha.
Ai tha se të gjitha çështjet do të diskutohen me transparencë. Basha ka reaguar ashpër pas batutave të sotme të Kryeministrit Edi Rama lidhur me dhurimin e gjakut nga deputetët, duke theksuar se Kryeministri “tallet me gjakun e shqiptarëve” dhe se “‘pirja e gjakut’ nuk është metaforë.”
Po kritikat e ish kryetarit?
Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë ne si PD, i diskutojmë me transparencë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet.
Ku asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e përdorur pirjen e gjakut si metaforë.
Si do e largoni Ramën kur në seancën e parë rrodhën dy vota?
Ky është mesazhi që kam sot për ju. Kur të organizojmë konferencë do tu përgjigjem. PD nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara. Kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, të vërtetë dhe që i shkon përshtat interesave të qytetarëve, jo të miave personale.
a.ç