• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE kritika Serbinë: Emërimi i një gjenerali të dënuar për krime lufte, shkelje e parimeve tona

by Java News
31/10/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundër emërimit të të dënuarit për krime lufte, Vladimir Llazarevic, në akademinë ushtarake të Serbisë, më në fund ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Ishte vetë presidenti Hashim Thaçi, ai që kishte ngritur zërin kundërshtues duke thënë se nuk është çudi për askënd në Serbi, por do të duhej të ishte shqetësuese për çdokënd në BE dhe shtetet anëtare të saj.

Duke aluduar te krimineli Vlladimir Llazarevic, presidenti Thaçi kishte thënë se ai do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme jo vetëm si t’i urrejnë popujt e tjerë jo serbë në Ballkan, por si ta urrejnë edhe NATO-n dhe BE-në.

“Ligjëruesi do të kujdeset që dijen dhe përvojën e tij kriminale dhe gjenocidiale ta përçojë tek gjenerata e ardhshme. Tani mbetet të shihet se si do ta përshpejtojë apo ngadalësojë një veprim i tillë anëtarësimin e Serbisë në BE”, kishte thënë Thaçi.

Por, pa kaluar shumë ditë nga reagimi i Thaçit kundër Llazarevicit, ka reaguar edhe vetë Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se emërimi i një gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte, si ligjërues i një akademie ushtarake, është kundër parimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançic, ka thënë përmes një deklarate se blloku pret që “udhëheqësit politikë të respektojnë viktimat e konflikteve të kaluara dhe të promovojnë sinqerisht pajtimin në Ballkanin Perëndimor”.

“Liderët politikë duhet t’i udhëheqin të gjitha përpjekjet për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur besimin e ndërsjellë, dialogun dhe tolerancën”, tha Kocijançic, transmeton “Zeri.info”.

“Serbia, si vend kandidat për BE-në nuk mund të devijojë nga këto parime. Emërimi i një krimineli të dënuar për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë është kundër këtyre parimeve”, shtoi Kocijançic.

Llazareviq ka mbajtur ligjëratën e parë në akademi javën e kaluar. Ligjërata është titulluar: “Heroizmi dhe humanizmi i ushtarëve serbë në mbrojtjen kundër agresionit të NATO-s”.

a.ç

 

 

 

Next Post
Dekonspironte operacionet e policisë, vihet në pranga inspektori i ‘Shqiponja’

Arrestohet polici trafikant droge, pjesë e grupit të shitjes së kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

October 24, 2026
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

October 24, 2026
Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In