• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritika ndaj shefit të partisë, në Shqipëri mbetet tabú

by Afrim Krasniqi
21/09/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Kritikë ndaj shefit të partisë? Në Shqipëri? As mos e mendo! Si dikur, edhe pas 26 vitesh udhëheqësi perceptohet nga militantët e stafi besnik si i pagabueshëm, ai nuk kritikohet, ai mbrohet, ai lartësohet, ai bëhet kult, ai identifikohet me partinë!

Në PS të gjithë e dinin se një deputet ishte miku personal i udhëheqësit; ai u tolerua kur në krah të udhëheqësit bëri çfarë deshi në zonën që mbulonte, por ditën kur ai kaloi “vijën e kuqe”, bëri ndonjë kritikë ndaj shefit të tij, nuk ka më tolerancë. Përkundrazi. Brenda një kohe të shkurtër me urdhër nga lart i humbi të gjitha, – mandatin, mbështetjen, postin dhe madje edhe të drejtën të marrë pjesë në mbledhjen ku është një nga drejtuesit! Ne PS ka deputete me probleme me krimin dje e sot, por nuk jane ata problemi. Problem jane ata qe kritikojne shefin, nje akademike, nje shkrimtar apo ndonje tjeter qe merret edhe me botime!

Po ashtu, në PD ka deputetë të korruptuar, ka deputetë pa arsim, ka deputetë skandalesh, por nuk janë ata problem. Problemi janë të tjerë! Dy deputetë me formim akademik kaluan “vijën e kuqe” dhe kritikuan udhëheqësin! Kaq mjaftoi dhe ndaj tyre kanë vërshuar sulmet verbale e profesionale, janë gati t’i përjashtojnë, t’i denigrojnë dhe t’i trajtojnë si e keqja e vendit!

Ushtria e militantëve (ata që udhëheqësin e shohin si udhëheqës kulti para të cilit ka vetëm bindje pa kushte dhe ndjekje deri në fund) dhe ushtria e servilëve (ata që duan një mandat parlamentar ose post në parti) kanë krijuar kështu një rrjet konsensual denigrues ndaj ideve politike, karrierës politike, lirive politike dhe shanseve që Shqipëria të ketë elita politike. Ata kërkojnë alibi nga më qesharaket, – si “nuk shikon gabimet tek pala tjetër”, “është shitur”, “është mosmirënjohës”, “nuk ka folur më parë”, e përralla të tjera të mentalitetit të fletërrufeve të revolucionit kinez! Ata që e bëjnë këtë, në fakt janë e mbeten kontingjent i gatshëm, të bëhen kamikazë e vrasës mediatik e politik me/pa pagesë, mjafton që shefat, udhëheqësit, kapot e tyre të ndjehen mirë, të qetë, të pa cenuar dhe mirënjohës ndaj shërbimeve! Ata mendojnë gabimisht se me këtë sjellje janë duke bërë politikë. Në fakt, ata janë duke minuar konceptin e politikës, duke e mbajtur peng atë, duke bunkerizuar shoqërinë dhe publikun, duke minuar shpresat se Shqipëria do bëhet demokratike dhe duke pamundësuar ndryshimin!

Për ilustrim, le të shohim sesi ndodh në një vend ku udhëheqësi nuk është Perëndi dhe as nuk pranohet si i tillë, – në Gjermani, në CDU dhe me kancelaren Merkel. Në Presidiumin e CDU dje numri dy i CDU, nënkryetarja Kloeckner, e konsideruar një pasuese e mundshme e shefes së vet, – lëshoi kritika ndaj kursit politik të kryetares, pra shefes së vet, kancelares Merkel. Kritikat i bëri publike edhe në media, live, pa censurë dhe pa nevojën e lejes partiake. Në dallim nga modelet tona otomano-komuniste në mentalitet dhe perëndimore në veshje, – në CDU askush nuk kritikoi sjelljen e saj, as militantët, as media e paguar, as kryetarja, as deputetët që janë ose duan të (ri)zgjidhen. Përkundrazi, kritika u vlerësua dhe të gjitha pranuan se duhet një debat i thellë politik brenda partisë! Sepse CDU, ndryshe nga bizneset tona partiake, merret me idetë! Imagjinoni, ajo stimulon debat aktiv politik mbi rolin e kryetares, e cila ka fituar 3 zgjidhje parlamentare, është ende në krye të preferencave partiake në vendin e saj dhe njëherësh është gruaja më e pushtetshme në botë sipas Forbes…!

Në parti të modeleve demokratike (të majta e të djathta) ka rregulla, parime, vlera dhe elita, ka qytetari, sens përgjegjësi, ndjenjë kolektiviteti dhe konkurrencë me ide e vota, – pra gjithçka që u mungon partive tona të udhëheqësve të pakritikueshëm! Kur do të vijë dita që edhe tek ne, një kryetar partie të pranojë publikisht një kritikë, të respektojë një konkurrent brenda familjes politike, të pranojë analizë në struktura, të respektojë programin dhe statusin e forcës që drejton dhe kështu, të zbresë nga piramida e kultit dhe të shndërrohet ashtu siç duhet të jetë, – një qytetar normal, një politikan normal, një parti normale në një vend normal?? Me siguri do të jetë ditë e largët, por gjithashtu me siguri ajo ditë, do të shënojë, ditën e parë të demokracisë funksionale, – të cilën premtuam 26 vjet më parë, të cilën nuk e kemi arritur dhe për të cilën nuk kemi përse presim në pushtetin e turmave militante edhe 26 vite të tjera!

Next Post
Gjuriç: Serbia do të vazhdojë projektet në Kosovë

Gjuriç: Serbia do të vazhdojë projektet në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In