• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritika edhe brenda opozitës: Basha po krijon kauza teknike

by A R
12/02/2018 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje nder kritiket me te forte te kreut te PD, ish-nenkryetari i kesaj partie Astrit Patozi i lene jashte listave te deputeteve me 25 qershor i ben nje “skaner” tere punes se Bashes.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë në “ABC News”, kritikon ashpër kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke thënë se është i paaftë të ngrejë kauza për rrëzimin e sistemit.

Patozi shprehet se Basha nuk e dëshiron rrëzimi e sistemit aktual pasi kërkon që përmes këtij sistemi t’i vijë rradha dhe të bëjë po të njëjtat gjëra.

Sipas Patozit, Basha ngre kauza të kota teknike, si përplasjet në Parlament për ndërprerjet ë fjalës, duke shpërdoruar kështu mundësinë të flasë për problemet e popullit.

Pjesë nga intervista:

Çfarë kauzash mund të trajtoheshin më fort?

Unë nuk besoj se kjo është vetëm çështje kauzash. Nuk mbajnë gjatë, duhet një shumatore kauzash që të krijojë bindjen që opozita është ndryshe nga qeveria. Për opozitën askush ende nuk mendon që është gjëja e duhur apo shpresa, ky është difekti më i madh që ka Lulzim Basha.

Njerëzit e provojnë nën lëkurë. Ti duhet ta faktosh me gjeste dhe prova që ti je i ndryshëm. Ne jemi në këtë pikë sot prandaj nuk ka asnjë avantazh qoftë edhe të lehtë opozita në raport me qeverinë, edhe pse arsyet janë të shumta. Lulzim Basha nuk e bën dot këtë.

Sepse Lulzim Basha duhet të ngrejë një furtunë që të godasë sistemin, por ai nuk është i përgatitur për këtë, sepse ai po pret te ferra. Ai nuk do një sistem tjetër, por do që përmes këtij sistemi të bëjë të njëjtën gjë.

Ai nuk i ka këto kauza. Duhet t’i ketë së brendshmi, t’i ndjejë. Unë druaj shumë që situata për PD do të vijë duke u përkeqësuar.

Si po mbahet opozita në parlament?

Po ça të them unë se duket sikur s’jam unë dhe disa kolegë dhe ka rënë opozita. Edhe po të isha unë nuk e ndryshonim dot këtë, se mungon ai “çelësi i artë”. Lulzim Basha po krijon kauza teknike. Unë e di që nuk është mirë që t’i ndërpritet fjala një deputeti, por nuk besoj se kjo është më e rëndësishme sesa të lesh debatin e të enjtes dhe të kapesh pas “më preu fjalën, s’më la të flas”.

Ndjehesh keq kur e sheh këtë opozitë në parlament?

Sigurisht që ndihem keq. Por jam ndjerë keq edhe kur kam qenë unë aty. Opozita ka njëmijë arsye që të jetë ajo ndezësja e debatit, por ne nuk e shohim këtë. Ai pa asnjë arsye futet në një debat personal me kryeministrin që nuk është një fushë e tij dhe nuk ka arsye ta ndjekë.

Next Post
Gjiknuri 30 minuta në zyrën e Llallës

Telefonata me persona nën hetim? Gjiknuri: Po deputeti i PD pagoi 800 mijë euro për mandatin...?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In