• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritika e Lames: Shteti merret me qytetarët, por nuk ka regjistruar ende pronat e veta

by A R
02/01/2019 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sfida më e madhe për vitin e ardhshëm në sektorin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme mbetet përmirësimi i hartografisë.

Në një intervistë për Ora News, Artan Lame e cilëson të domosdoshëm përmirësimin në themel të hartografisë ndërsa absurditeti qëndron se shteti shqiptar i cili i kërkon qytetarëve të vet të regjistrojnë pronat, në fakt ai nuk i ka regjistruar ende të vetat.

Artan Lame: “Sfidë në fushën e pronësisë mbetet avancimi në procesin e mbylljes së proceseve tranzitore. Në kuadër të kësaj është regjistrimi i tokës në fshat. Ky është më i rëndësishmi. Janë rreth gjysma e familjeve që e kanë marrë tokën në fshat dhe ende e kanë të paregjistruar. Ata nuk përfshihen dot në asnjë lloj procesi përfitimi nga të gjithë imputet që ofron shteti.”

Sfidë përfshihet përmirësimi me themel i hartografisë, në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ky është shkaku që  sot ka mijëra gjyqe e konflikte, dhe nuk ka takim që shkon ministri apo kryeministri dhe të mos dalë një që të thotë se nuk më regjistrohet toka. 

Është absurde që shteti shqiptar nuk ka regjistruar pronat e veta dhe u bën thirrje qytetarëve hajde regjistroni pronat tuaja. Shteti shqiptar ende nuk ka përfunduar së regjistruari në zyrën e kadastrës pronat e veta. Që këtu i ka humbur e drejta morale që t’u thotë qytetarëve të shkojnë të regjistrohen. Megjithatë qytetarët duan të regjistrohen dhe shteti nuk është në gjëndje ta përfundojë këtë proces.

Përsa i përket procesit të legalizimeve, Artan Lame, deklaron se tashmë procesi po shkon drejt përfundimit dhe vëmendja është përqëndruar tek ata që nuk u legalizohet objekti

Artan Lame: Procesi i legalizimit ka hyrë në fazën përmbyllëse të tij. Mund të themi që procesi i legalizimit do të quhet i mbyllur ditën kur asnjë shqiptar nuk do të ankohet më, por për fat të keq shqiptarët që do vazhdojnë të ankohen do ketë deri  në ditën e fundit, pasi sa më shumë shohin që procesi po mbyllet ata pak që kanë mbetur do ankohen më shumë. Në qarkun e Fierit është mbylllur tërësisht procesi i legalizimeve, 3 javë më parë. Kanë mbetur vetëm disa lagje brenda në Fier. 18 mijë objekte të legalizuara, ndërsa 1500 objekte janë të palegalizueshme. Por jo çdo gjë legalizohet. Ne nuk kemi premtuar se çdo gjë do legalizohet. Por asnjë qytetar që ka një banesë që nuk mund të legalizohet nuk mund të hidhet në rrugë. Aktualisht shteti i trajton me qera afatgjatë tre vjeçare. Masa të tjera parashikojmë të merren me ligjin e ri. Ajo që po mendojmë tani është si të trajtojmë këtë masë qytetarësh që kanë probleme dhe nuk mund të legalizohen në fund të procesit. 

A ka punë për të rinjtë? 

“Nuk bën vaki inxhinier apo topograf të trokasë tek ALUIZNI dhe tek Hipoteka dhe tu thuhet se nuk ka vende pune. Ka vende pune për specialitetet qe kanë të bëjnë me këto fusha. Hajdeni aplikoni e keni derën e hapur.”

/a.rada

Next Post
PSD akuzon: Qeveria Haradinaj, më e dobëta ndonjëherë

Zv/ministri i i Kosovës arrestohet nga policia serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In