• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritika e Gjermanisë, Reichel: PD po përdor çdo mjet për t’mos pranuar reformën

by Java News
15/07/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori për Evropen Juglindore, Turqine dhe shtetet e EFTA-s ne Ministrine e Jashtme Federale të Gjermanisë, Ernst Reichel, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp, në Ambasadën Gjermane se, reforma në drejtësi, është projekti i madh për reformimin e një drejtësie të korruptuar dhe është e një rëndësie të veçantë për përafrimin e Shqipërisë në BE. Reichel shtoi se opozita mesa duket po gjen çdo mjet që mos të pranojë reformën në drejtësi, ndërsa dështimi eventual i saj do të sillte pasoja shumë të rënda për vendin.

“Pas një pyetsori 91% të qytetarëve janë shprehur pro reformës. Më duhet të pranoj se në të gjithë komunitetin ndërkombëtar pas muajsh teatri politik po mbizotëron një frustracion i madh. Sa here që opozita bën një kërkesë dhe kjo nuk plotësohet ajo gjen një kërkesë tjetër që të mund ta refuzojë më tej reformën.  Në sfondin e këtyre përvojave na lind seriozisht pyetja nëse opozita mos po përdor çdo pretekst për refuzim, sepse ajo nuk e do reformën në drejtësi për arsye të ndryshme”, u shpreh Reichel.

“Në Washington, Bruksel dhe gjithashtu në Berlin po i ndjekim me një vëmendje të madhe zhvillimet në këtë çështje. Rëndësia e projektit të reformës vështirë se mund të mbivlerësohet. Ajo paraqet një vendim për trendin ekzistues nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë rrugën në drejtimin e një shteti tërësisht funksional të së drejtës, në të cilin jo vetëm të pasurit dhe të pushtetshmit, por çdonjëri nga qytetarët të merrte të drejtën e tij. Rrugën, e cila do të krijonte mundësinë për kushte të sigurta investimi dhe bashkë me këtë edhe premisat për një hov ekonomik. Kjo është edhe arsyeja pse reforma në drejtësi luan për BE-në dhe USA-në një rol kyç”, tha Reichel.

“Tani gjendemi në një fazë vendimtare. Të gjitha partitë politike, edhe opozita, duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të pozicionohen. Çdo njëri nga deputetët duhet të vlerësojë përgjegjësinë e tij politike. Nëse reforma dështon, kjo do të sillte pasoja të rënda për vendin por edhe për progresin e tij në rrugën e tij në drejtim të BE-së”, theksoi Reichel.

Fjala e Plotë e Reichel:

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

jam i lumtur të flas sot me Ju. Ka dy arsye se pse kam ardhur në Shqipëri:

E para është ftesa për pjesëmarrje në Konferencën e sivjetshme të Ambasadorëve.

Ndërsa arsyeja tjetër është projekti i madh për reformimin e një drejtësie të korruptuar, çka është po ashtu e një rëndësie të veçantë për përafrimin e Shqipërisë në BE.

Në Washington, Bruksel dhe gjithashtu në Berlin po i ndjekim me një vëmendje të madhe zhvillimet në këtë çështje. Rëndësia e projektit të reformës vështirë se mund të mbivlerësohet. Ajo paraqet një vendim për trendin ekzistues nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë rrugën në drejtimin e një shteti tërësisht funksional të së drejtës, në të cilin jo vetëm të pasurit dhe të pushtetshmit, por çdonjëri nga qytetarët të merrte të drejtën e tij. Rrugën, e cila do të krijonte mundësinë për kushte të sigurta investimi dhe bashkë me këtë edhe premisat për një hov ekonomik. Kjo është edhe arsyeja pse reforma në drejtësi luan për BE-në dhe USA-në një rol kyç.

Unë besoj se qytetarët e Shqipërisë e kuptojnë shumë mire se sa e rëndësishme është reforma në drejtësi. Pas një pyetsori 91% të qytetarëve janë shprehur pro reformës.

Më duhet të pranoj se në të gjithë komunitetin ndërkombëtar pas muajsh teatri politik po mbizotëron një frustracion i madh. Sa here që opozita bën një kërkesë dhe kjo nuk plotësohet ajo gjen një kërkesë tjetër që të mund ta refuzojë më tej reformën.

Në sfondin e këtyre përvojave na lind seriozisht pyetja nëse opozita mos po përdor çdo pretekst për refuzim, sepse ajo nuk e do reformën në drejtësi për arsye të ndryshme.

Për komunitetin ndërkombëtar vlen: Ne e duam reformën për interesin e këtij vendi, por duam edhe një reformë që e meriton këtë emër dhe nuk i lë gjërat të qëndrojnë në vend.

Tani gjendemi në një fazë vendimtare. Të gjitha partitë politike, edhe opozita, duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të pozicionohen. Çdo njëri nga deputetët duhet të vlerësojë përgjegjësinë e tij politike.

Nëse reforma dështon, kjo do të sillte pasoja të rënda për vendin por edhe për progresin e tij në rrugën e tij në drejtim të BE-së.

Falemnderit!

Next Post

FOTO/Ronaldo dhe Messi i bëjnë pushimet bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com