• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritika e Blushit për diçka që ka votuar vetë tre herë

by Java News
22/03/2016 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrea Qirjako

Në emisionin e mbrëmshëm të Sokol Ballës në Top Channel, Ben Blushi bëri shumë kritika ndaj Edi Ramës, si kryeministër dhe kryetar i PS-së. Ndërkohë që disa kritika të tij mund të jenë të drejta e disa të tjera mund të hanë debat, njëra ishte shumë, shumë demagogjike – ai e kritikoi qeverinë Rama për diçka që ka votuar vetë tre herë.

Blushi e kritikoi qeverinë Rama se e ka rritur borxhin publik me 1.6 miliardë euro.

Së pari kjo nuk është e vërtetë. Borxhi publik është rritur 1.2 miliardë euro që kur ka filluar punë qeveria Rama, e jo 1.6 miliardë – bëhet fjalë për një diferencë prej 400 milionë euro këtu.

Së dyti, borxhi publik nuk është diçka që merret fshehtazi nga qeveria. Në fillim të çdo viti, ajo paraqet buxhetin në Kuvend, ku votohet nen për nen. Dhe në të tre buxhetet që ka paraqitur qeveria Rama, ashtu si në buxhetet e të gjitha qeverive paraardhëse të kohës së demokracisë, është planifikuar deficit buxhetor. Pra, janë planifikuar shpenzime më të mëdha sesa të ardhurat. Pra, është planifikuar që të merret borxh i ri për të mbuluar diferencën mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Dhe Ben Blushi ka votuar pro këtyre buxheteve, një për një, ashtu siç ka votuar për 8 buxhetet e qeverive Nano-Majko-Meta.

Në qoftë se Blushi ishte i shqetësuar për rritjen e borxhit publik, pse nuk votoi kundër kur u miratuan buxhetet e qeverisë Rama në Kuvend? Ose të paktën të diskutonte kundër rritjes së borxhit. Për shembull, ai mund të sugjeronte që të uleshin shpenzimet për pagat, pensionet, invetimet etj., në mënyrë që shpenzimet të barazoheshin me të ardhurat në buxhetet për të cilat votoi. Ose mund të sugjeronte që të rriteshin taksat në paketën fiskale, në mënyrë që të ardhurat të barazoheshin me shpenzimet buxhetore.

Blushi e di mirë se çdo qindarkë e borxhit të ri që merr qeveria Rama kalon nëpër sitën e FMN-së. Dhe në qoftë se FMN-ja nuk do të kishte qenë dakord qoftë edhe për një qindarkë të tij, nuk do t’i kishte miratuar 7 këstet e kredisë së butë për qeverinë Rama, që kapin shumën 227 milionë euro deri më sot.

Next Post

E megjithatë, Ligji i Luftës nuk do hiqet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In