• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriteret/ Emigrantët në Gjermani, ja kush ka të drejtë për asistencë

by Java News
12/04/2018 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e madhe e migracionit në Gjermani ka bërë që të rritet edhe numri i atyre që marrin ndihmën sociale (Hartz IV). Por në bazë të cilave kritere mund ta marrësh këtë ndihmë?

Sipas raportimeve në media që bazohen në të dhënat e Agjencisë Federale të Punës në fund të dhjetorit në Gjermani ka pasur 5,93 milionë vetë që marrin ndihmën sociale të shtetit të gjerman (Harz IV). Prej tyre afro gjysma, 2,3 milionë ka qenë të huaj.

Edhe kjo shifër mund të përgjysmohet, 959.000 e këtyre të huajve nuk vijnë nga vendet europiane. Grupimin më të madh e përbëjnë sirianët, 588.301 vetë marrin ndihmë sociale prej tyre. Çdo i katërti marrës i ndihmës sociale Hartz IV vjen nga Siria. Të dytët në renditje janë turqit, të pasuar nga irakianët dhe afganët.

Një pjesë e nevojtarëve vijnë edhe nga vendet e BE-së. Grupin më të madh të njerëzve nga BE që marrin ndihmë sociale (Hartz IV) e përbëjnë bullgarët (84.334 vetë). Pas tyre renditen polakët (80.517) dhe më pas rumunët (65.902 vetë).

Përmbushja e kritereve

Por jo çdokush që aplikon për ndihmën sociale mund ta marrë atë. Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Së pari ata duhet të provojnë se në Gjermani qëndrojnë në mënyrë legale. dhe se kanë leje të rregullt qëndrimi.

Ndërsa qytetarët që kanë ardhur në Gjermani si refugjatë e kërkojnë azil, e marrin ndihmën mbi bazën e ligjit për kontributet për azilkërkuesit. Nëse u lejohet qëndrimi në Gjermani, pra u njihet azili, ata mund të aplikojnë për ndihmë sociale tek Agjencia Federale e Punës, ku duhet të provojnë se janë nevojtarë.

Në përgjithësi nga të huajt kërkohet një dokument që nuk janë vetëm për një kohë të shkurtër në këtë vend, si turistë për shembull.

Nëse dikush është qytetar i një vendi të BE, duhet të paraqesë një kontratë qiraje, një njoftim regjistrimi si edhe kartën e identitetit. Kush vjen në Gjermani vetëm sepse kërkon punë, nuk ka të drejtë për mbështetje sociale. Në Gjermani marrin ndihma sociale qytetarë nga 193 vende të botës.

Nevojtar megjithë punësimin

Nevojtarë në konceptin e ndihmës sociale në Gjermani janë edhe ata që nuk i plotësojnë të ardhurat me punë.

Shumë migrantë për shembull nuk e kanë të lehtë të gjejnë punë me sigurime sociale të detyrueshme në Gjermani.

Nga 32 milionë personat që punojnë në kontratë të rregullt në Gjermani, 3,5 milionë ishin të huaj, por prej tyre vetëm 1,5 milionë ishin qytetarë nga vende jashtë BE.

Edhe qytetarë nga Siria për shembull apo Bullgaria kanë të drejtën e ndihmës sociale plotësuese, nëse punojnë në punë me rroga të ulta, me të cilat ata nuk paguajnë dot jetesën.

Rritet numri i të huajve me ndihmë sociale

Sipas Agjencisë Federale të Punës në shtator 2017 pjesa e  personave me sfond migracioni që marrin ndihmë sociale në Gjermani përbënte 52%. Në fund të vitit 2013 ajo ishte vetëm 43%. Një person ka sfond migracioni në Gjermani kur ai vetë ose një prind nuk ka lindur në Gjermani. DW 

a.ç

Next Post
Negociatat, Balla: Dhuna e opozitës nuk e ndihmon Shqipërinë

Negociatat, Balla: Dhuna e opozitës nuk e ndihmon Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

September 6, 2026
Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

September 6, 2026
25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

September 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?

September 6, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

September 6, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Të dhënat e INSTAT: Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë…

September 6, 2026
Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

September 6, 2026
Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

September 6, 2026
Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

September 6, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com