• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriteret e UEFA-s ‘ngelin në klasë’ 4 ekipe të Superiores

by Java News
21/05/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 6 nga 10 skuadrat e Kategorisë Superiore plotësojnë kriteret e vendosura nga UEFA për pjesëmarrje në kupat e Europës, kjo në bazë të auditimeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Licencimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Komisioni i Licencimit të Klubeve, i mbledhur më 23 prill, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin, arrin në konkluzionin që t’u japë licencën për pjesëmarrje në kupat e Europës 6 skuadrave të Kategorisë Superiore. Përmend këtu Skënderbeun, Kukësin, Luftëtarin, Laçin, Partizanin dhe Teutën. Gjithashtu, të refuzojë për mosplotësim të kriterit financiar 4 klube të Superiores, praktikisht Flamurtarin, Vllazninë, Kamzën dhe Lushnjen”, tha Eduard Gjini, shef i Sektorit të Licencimeve.

Por, cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë skuadrat e futbollit shqiptar për pjesëmarrjen në kupat e Europës, apo edhe në kategoritë e ndryshme të kampionatit vendas?

“Të gjitha klubet që marrin pjesë në të gjitha kompeticionet e organizuara nga UEFA dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, duhet të plotësojnë 5 kritere: atë sportiv, të infrastrukturës, atë të administratës së personelit, kriterin ligjor dhe atë financiar”, shpjegoi Eduard Gjini për Top channel.

Sipas Gjinit, problemet kryesore që kanë klubet shqiptare kanë të bëjnë me strukturën, teksa për në kupat e Europës duhet një personel administrativ i skuadrës me 12 persona, e kriteri më i rëndësishëm është ai financiar.

Jo të gjitha klubet e klasifikuara me bilanc pozitiv plotësojnë realisht kriteret financiare. Çuditërisht nga 4 klubet e skualifikuara, Vllaznia, Kamza, Lushnja dhe Flamurtari, 3 prej tyre administrohen nga Bashkitë dhe janë të detyruara të deklarojnë kontrata reale, ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe Flamurtari.

Me nivelin e shpenzimeve që kanë skuadrat shqiptare, e të ardhurat që janë thuajse zero, bilanci negativ është i pashmangshëm.

Ndërkohë, një pjesë e klubeve private, herë pas here manovrojnë me kontratat e tyre, duke prëfshirë një marrëveshje “xhentëllmenësh”, që jo gjithmonë njihet nga ligji.

a.ç

Next Post
Hajdutët po vjedhin edhe bletët, fermeri nga Tirana: Do dal me armë në krah!

Hajdutët po vjedhin edhe bletët, fermeri nga Tirana: Do dal me armë në krah!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In