• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriteret dhe afatet/Bashkia e Tiranës promovon një projekt për punësimin

by Java News
23/02/2019 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka lançuar programin e Nxitjes së Punësimit të Biznesit Rinor, ndërsa ka shpallur thirrjen e parë për dorëzimin e aplikimeve për grante biznesi.

Përmes këtij projekti Bashkia  thotë se synon të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë e kryeqytetit.

Kandidatët duhet të marrin pjesë vetëm me një ide biznesi dhe do të pranohen ato të cilët kanë një ide biznesi ose që kanë një biznes ekzistues të vogël dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për zgjerimin e tij. Prioritet do t’i jepet të rinjve nga mosha 18 – 35 vjeç, të rinj që janë në proces studimi në Universitet, të papunë apo qytetarë me aftësi të kufizuara.

Projekti do të ndahet në tre faza, ku faza e parë përfshin aplikimin përmes formularit; në fazën e dytë nis trajnimi i aplikantëve me idetë më të mira të biznesit mbi aftësi të përgjithshme biznesi. Ndërsa, në fazën e tretë fituesit e përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit do të firmosin një kontratë 18-mujore për të përfituar financimin e grantit dhe për të marrë mbështetje këshilluese.

Kandidatët duhet të dorëzojnë formularin e aplikimin në Sektorin e Pritjes me Qytetarin pranë Bashkisë Tiranë dhe bashkangjitur me të edhe të gjitha dokumentet që vërtetojnë arsimin, kualifikimin dhe eksperiencën e tyre që korrespondon me idenë e paraqitur për biznes.

Sa i takon dokumentacionit të nevojshëm për aplikim, ai përfshin kartën e identitetit; dokumente justifikuese nëse i përket grupeve vulnerabël si dhe formularin standard të idesë së biznesit të plotësuar. Ndërkohë, Bashkia bën me dije se do të sigurojë për çdo aplikant certifikatën familjare dhe vërtetimin e Drejtoria e Tatim Taksave nëse aplikantët nuk kanë detyrime ndaj institucionit.

12 marsi është përcaktuar edhe si afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për pjesëmarrje.

Grupet e të rinjve që do t’u jepet prioritet.

Të rinj / të reja (18-35 vjeç);

Të rinj nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës;

Të rinj / të reja me aftësi të kufizuar;

Të rinj dhe të reja, banorë të  Qytetit të Tiranës, që janë në proces studimi në Universitete

Publike apo Jo – Publike (Studentë/e).

Të rinj dhe të reja të papunë që nuk u përkasin kategorive më lartë.

Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:

Bizneset rurale;

Turizmi;

Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);

Industria Tekstile;

Shërbimet;

Artizanati;

Etj.

Next Post
Pacemaker-i që po karikohet nga impulset e zemrës

Pacemaker-i që po karikohet nga impulset e zemrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In