• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kritarkia (Kritokracia) e Spakut do ta shembë republikën e triumviratit dhe moboklacinë (oklokracinë) e Bermudës!

by A M
12/11/2023 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Azgan Haklaj 

PDSH-ja është mazhoracë morale, e cila shumë shpejt do të jetë mazhorancë politike!

Doktrina Basha gurthemeli i Republikës së Re!

Krimi dhe jo kauzat po ndjellin kaos kombëtar!

Kur sheh Sali Berishën tek ju bën “hosana” tymit dhe flakës në tempullin e demokracisë në qoftë se je njeri pa kujtesë të shkon mendja se kemi të bëjmë me një lider që mbron kauzat opozitare dhe demokracinë.

Por ky konstatim është i rremë dhe thjesht një vegim.

Marshall Berisha është i njëjti që ka instaluar dhunën “demokratike” si në vitin 97’ apo 98’.

Komunisti liberator, konservator, revolucionar, evolucionar sulmoj me të gjitha armët mesjetare selinë e PDSH-së.

Shtëpinë e demokratëve e sulmoj me matrapik dhe me dash’ kurse me dashët shytanë të rithemelimit sulmoj deputetët e PD-së!

Marshalli është i njëjti që i dha qytetari piraterisë së hapur të votës së lirë qysh në muajn maj të vitit 96’.

Kur sheh Sali Berishën e patriotucët eunukë rreth tij tek qajnë me lot krokodili për fatin e Kosovës veriore të vjen në kujtesë makabriteti dhe dyfytyrësia e tij me liderët e UÇK-së para dhe gjatë luftës në Kosovë.

Tê riekranizohet shoqëria e tij kontrabanduese e naftës “Shqiponja” e cila jo vetëm thyente embargon por dhe i jepte frymëmarrje ekonomike regjimit fashist të Çengis Khanit të Ballkanit Sllobodan Milosheviçit.

Sa hipokrit duket Marshalli që ka bërë betimin e Hipokratit kur flet për Masakrën e Serbrenicës, për genocidin në Kosovë, për masakrën e Peshkëpisë, për Dodikun, Vuçiçin, Radoiçiçin kurse kandidati i tij në Himarë Fredi Beleri është dhunuesi i simboleve kombëtare, propaganduesi i Vorio-Epirit i akuzuar për masakrën e peshkëpisë, flamurtari i helenizmit, i cili synonte asociacionin grek në jug.

Sa qesharak duket Marshalli që sot ka statusin e Dodikut dhe Radoiçiçit i shpallur nongrata dhe rrezik kombëtar për SHBA tek sa pisket me forcë se po mbron vlerat demokratike të Shqipërisë dhe PDSH-në?!

Pra duket qartë se opozitarizmi është i tradhëtuar dhe i kompromentuar pikërisht dhe veçanarisht nga Sali Berisha, i cili synon të mbajë peng një pjesë të shkëputur tashmë të PD-së të quajtur rithemelim të trumbetuar nga industria mediatike e triarkisë si PDSH me përvetësim titulli, falsifikim vule për ta përdorur si mburojë në betejën me SHBA-në dhe me SPAKU-n.

Bota demokratike e ka të qartë se PDSH-ja nuk është forcë anti perëndimore ndaj dhe e ka shpallur me emër të përveçëm këtë individ familjarisht “non grata”.

E në fakt Berisha është i padeshirueshëm dhe neveritës se pari për Partinë Demokratike e pastaj për Shqipërinë e gjithë kombim sepse konteksti i rëndë aktual i tij e ka nxjerrë përfundimisht nga binarët.

“Babai i Kombit”, “Patriarku i demokracisë” siç e thërrasin mercenarët e tij Marshall Berishën tashmë është i gatshëm të pjekë e të djegë vendin vetëm për të shtyrë kohën e përballjes apo shpëtur nga kthetrat e shpagimit e drejtesisë, prandaj ka filluar foltoren e dytë dhe ka thirrur kuvendin e rithemelimit me dt 2 dhjetor për të thurur skenarët e radhës, gjithnjë në kordinim me trinomon famëkeq që ka mbajtur peng demokracinë prej më shumë se tre dekada.

Mirëpo disa oligarkë blu nga frika e përballjes përsonale me SPAKU -n kanë filluar të tërhiqen dhe sigurisht edhe rithemelimi ka filluar të shkërmoqet si kështjellë rëre, megjithëse disa mercenarë të pakët do ta vazhdojnë rrugëtimin me Fareonin deri në funeralin politik dhe fizik, madje do të shkojnë edhe në jetën e përtejme së bashku me të.

Ajo që u inicua nga SPAKU është hap domethenës por në fakt është alfa në alfabetin pa fund të korrupsionit të tij familjar të cilit nuk i janë shpalosur akoma fletët e Fazliçit, të cilin e pati futur në këshill të sigurisë kombëtare duke e shkelur kushtetutën, të cilën sot e mbron me patetizëm.

Nuk kanë harruar shqiptarët kur nuk la Fazliçin të përballej me organet ligjzbatuese por e shoqëroj deri në Rinas me policë.

Të njëjtën gjë beri dhe në ngjarjet e janarëve të viteve 2011-të dhe 2022.

Gjatë gjithë kohës me shpresën se i ka zhdukur provat nuk thotë asnjëherë që jam i pafajshëm por mi sillni provat.

Të kundërtën bëri sivëllau i tij i korrupsionit Ilir Metaj.

Unë thotë Likja nuk kam firmosur as urdhëruar askënd, çka do të thotë se publikisht e pranon se aty ka vepër të rëndë penale dhe se afera o Çezit e Çez Dia-s është afera më e madhe e tre dekadave.

Duket qartë se ka filluar loja e kungulleshës politike.

Në këto kushte kjo mazhorancë sulltanore, më e poshtra dhe e korruptuara në historinë politike moderne të kontinentit jo vetëm nuk tronditet por majmërohet.

Shoqata e Berishës dhe Gaz Bardhit me retorikë vanitoze e tymuese nuk ka synim denoncimin dhe as dobësimon e regjimit të Edi Ramës por faktorizimin dhe jetëgjatësinë e tij si garancia me e madhe për vetën e tyre për mbijetesë.

Strategjia e tyre u dekonspirua plotësisht me skenarët qeshark’ në parlament ku ditën përmbysin karriget e natën marrin tendera nga mazhoranca.

Ditën i shesin zgjedhjet e natën marrin lejet e kullave.

Hamasi i Berishës luajti shëmtuar komedinë kosovare “mahmutovitēt dhe rexhepovitët”.

Kjo situatë në dukje pa shpresë për opozitën në fakt ka një çelës i cili qëndron tek legjetimiteti i vërtetë i PD-së.

Rruga e mazhorancës dhe arrogancës do të mbyllej përfundimisht nëse PD-ja do të çlirohej e shërohej nga gangrena Berisha.

Sot e vetmja shpresë për shqiptarët është drejtësia që ka filluar me hapa të matur por të saktë nga SPAKU i mbështetur fuqimisht nga partnerët ndërkombëtarë e konkretisht nga aleati tradicional SHBA-ja.

Kësaj shprese unike për ne të gjithë i vjen në ndihmë nisma paralele e PD-së dhe liderit të saj legjitim Lulzim Basha për vetingun në polikë dhe reformën zgjedhore që synon institucionalizimin e votës së lirë e çlirimin e demokracisë nga kthetrat bermudiane.

Kjo iniciativë nuk është utopi nëse sjellim në memorie inciativen e z.Basha për dekriminalizimin politik i cili skarcoi qindra figura të kriminalizuara deri në Kuvendin e Shqipërisë.

Sa do tym e flakadanë, sa do, ulurima, kërcënime, kanosje, mashtrime, kurthe, intriga, shantazhe, intimidime, bllofe “àlla Berisha” të intensifikohen në akord mes trinomit famëkeq Berisha-Rama-Meta ju siguroj se nuk tregojnë as kauzë dhe as fuqi por thjesht panik, frikë dhe tmerr që i ka pllakosur triarkinë për të zgjatur sa më shumë ditët për dhënien e llogarisë para drejtësisë.

Republika e SPAKU-t po e tmerron Republikën e zezë, mobokracinë (oklokracinë) e trekëndeshit të zi që instaluan në 30-të vite ish komunistët dhe pinjollët e tyre.

SPAKU do të rrëzojë regjimin oligarkiko-kleptokratiko-kakistokratik.

Kjo vjeshtë është parathënia e epilogut të tij.

Ky dimër është fundi i pashmangshëm.

Pranverat gjithmonë i përkasin lirisë e demokracisë.

Tigrat dhe luanët e korrupsionit që u shkrinë si buste prej bore dhe u fshehën si struci megjithëse kanë mobilizuar papagajtë nëpër studio televizive duke i mbrojtur me procedurë e cituar përmendësh nene të kushtetutës e kodit të procedurës penale i siguroj se do të kenë fundin e akrepit skorpian.

Agu i demokracisë do të çertifikojë rënien e neodiktaturës.

Fotosinteza e lirisë dhe demokracisë shqiptare që po lind është PDSH-ja, partnere adekuate e trinomit të lirisë dhe demokracisë globale SHBA-së BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar!

Doktrina Basha është gurëthemeli i Republikës së Re.

/a.d

Next Post
Goditi gjyqtarin me stol në ndeshjen Apolonia-Vora, në kërkim 35-vjeçari

Goditi gjyqtarin me stol në ndeshjen Apolonia-Vora, në kërkim 35-vjeçari

Comments 1

  1. Rafmon Kuliçaj says:
    2 years ago

    Ky Haklaj, a ja u di kuptimin këtyre fjalëve të mëdha që po na i trajton në këto rradhë ?
    Sepse, truri i tijë, ka në inventar 222 fjalë, që vërtiten nga vrasjet, rrahjet, pritat, pusitë, pistoletave, pushkëve, automatikëve, granatave e bombave.
    Po qe për këto, duhet degjuar, sa për të tjerat, edhe ky, është vrasës, pavaresisht se nuk ka luajtur gishtin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In