• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kristi Maze, djali dhjetëvjeçar ende pret donatorin e mëlçisë

by
22/12/2015 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kristi Maze, djali 10 vjecar që vuan nga tromboza në mëlçi, vijon të jetë ende nën përkujdesin mjekësor në Itali, pasi ai ende nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni. Ndonëse gjithshka për shëndetin e tij u mor me shumë urgjencë, megjithëse pati edhe një fushatë mediatike për të mbledhur fonde për kurim, sëmundja e Kristit u provua se nuk është thjesht një çështje parash.

Lajmet më të fundit që vijnë nga spitali ku është shtruar, tregojnë se djali 10 vjeçar ndodhet aktualisht në fazën përgatitore, para hyrjes në operacionin e transplantit. Burime spitalore informojnë se  Kristi është trajtuar me procedurën mjekësore që synon përmirësimin e funksionit të mëlçisë, në kushtet kur situata e tij klinike ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e mëlçisë. Fëmija shqiptar është ende në spital dhe situata e tij klinike në këtë moment nuk e lejon ende një transplantim të mëlçisë, njoftojnë burimet nga spitali. Mjekët bëjnë të ditur se Kristi është në listë pritje për të gjetur një donator për mëlçinë, pasi objektiv kryesor është transplanti. Një procedurë që nuk dihet sa mund të zgjasë dhe gjatë së cilës ai duhet të ndodhet jo më shumë se disa orë larg spitalit, në rast të gjetjes së një donatori.  Ndërkohë vijon puna dhe për optimizimin e gjendjes së pacientit në mënyrë që nëse gjendet donatori për mëlçinë, atij menjëherë t’i bëhet transplanti.

Problemi shëndetësor i Kristi Mazes u bë temë e nxehtë debati mediatik e politik, pak javë më parë. Asokohe u krijua idea se për operimin e tij po pengonte vetëm çmimi i lartë i transplantit. Kjo e zhvendosi gradualisht presionin mbi organet shtetërore shqiptare, të cilat u akuzuan se nuk po jepnin ndihmesën e duhur në para për fëmijën e sëmurë.

Por çeshtja është shumë më e ndërlikuar sesa kaq. Ndërkohë që ministria e shëndetësisë komunikoi me strukturat mjekësore në Itali, duke lëvruar edhe paratë për transplantin, pas rënies dakord me spitalin për procedurën e transplantit, qeveria u akuzua se nuk po bënte mjaftueshëm për këtë rast delikat.

Sot, pas disa javësh nga ajo furtunë në gotën e ujit, e cila u krijua për shkaqe kryesisht politike, Kristi Maze ende nuk është gati për operacionin e transplantit të mëlçisë. Dhe arsyet kanë të bëjnë si me fazën parapërgatitore të pacientit, ashtu edhe me gjetjen e një mëlçie nga një donator, për të bërë transplantin, gjë që është shumë e vështirë. Në dallim nga transplanti në veshka, transplanti i mëlçisë është shumë më i ndërlikuar, pasi donatorët gjenden me vështirësi dhe ndryshe nga rasti i veshkave, ku mund të merret njëra prej tyre nga një i afërm, për mëlçinë është e pamundur të veprohet në të njëjtën mënyrë.

(Javanews.al) Ar.Me

Next Post

Si ndikon marijuana në jetën seksuale? Ja çfarë thotë studimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In