Agustina Gandolfo, partnere e futbollistit Lautaro Martínez, e cila ndodhet në Katar për të brohoritur futbollistin argjentinas në Kupën e Botës 2022, bëri një denoncim të fortë nga vendi i Lindjes së Mesme, përmes rrjeteve sociale.
Ajo tha se motrës dhe kunatit të së saj iu dha një lëng (Kombucha) me kristale (copa xhami) brenda në një qendër tregtare në Doha (“Kunati im kishte pirë tashmë një gjysmë shishe dhe zbuloi se brenda kishte kristale shumë të mëdha. Ata i thanë se duhej të shkonin te mjeku, sepse nëse ai kishte gëlltitur një nga ato kristale ishte shumë e rrezikshme”).
Pronari i markës së lëngjeve shkoi aq larg sa nënkuptoi se kristalet mund të ishin vendosur nga vetë familja e Lautaro Martínez. “Ajo që ndodhi më duket super e rrezikshme dhe çnjerëzore…
Natyrisht, ne kemi bërë një ankesë në polici dhe posedojmë dëshmitarë okularë nga lokali. Turp që e bënë këtë, edhe më turp që u justifikuan se kristalet i futëm vetë në pije”, – shkroi Gandolfo, duke shpërndarë në Instagram një video me kristalet e gjendura në pije.
/a.r