• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krisma në koncert ose të këndosh në kohën e tërmetit

by Lorenc Vangjeli
14/12/2019 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Dy shqiptarë të zakonshëm që vrasin kohën në bar, me apo pa bar që digjet, e kanë të përhershme frazën: “Kurrë nuk kemi qenë më keq se sot!”

E njëjta psherëtimë ankuese, tipike për ballkanasit, që përgjithësisht shtriqen me këmbët futur në detin e nxehtë të Mesdheut dhe ftohin kokën në lartësi malesh, mund të hiqej në shpirt në mënyrë identike edhe dhjetë vjet më parë. Edhe njëzet apo tridhjetë vjet më parë. Me shumë gjasa shprehja: “Kurrë nuk ka qenë më keq se sot!”, do të ketë jetë të gjatë. Por mjafton vetëm një moment reflektimi për të kuptuar një të vërtetë të thjeshtë: Shqipëria, skaji i prapambetur i Evropës, nuk ka qenë kurre ndonjeherë parajsë që është shndërruar papritur sot në ferr. Nuk ka qenë e tillë as kur ishte skaj i perandorisë osmane që i imponoi pushtimin e besimin e saj, as kur ngriti flamurin e pavarësisë, as kur rendte mbas “oksidentalizmës” me një mbret oriental, as në kohën e Hoxhës që pushkatoi priftin e hoxhën bashkë dhe as në përcartjen anarkike ndaj lirisë së demokracisë dhe pothuajpluralizmin e RamaBashaMonaIlirDoktorit të sotëm. Ndaj fraza për të keqen absolute, përvecse marrëzi e nostalgjikëve, është shenja e moskuptimit të asaj qe është e dukshme: progresi në Shqipëri është kryesisht produkt i epërsisë së sistemit dhe vitalitetit të pazakontë të vetë shqiptarëve. Një shembull: sot shkohet më shpejt nga Tirana në Uashington sesa dje po mund të udhëtohej nga Tirana në Sarandë.

As Ballkani që ka provuar luftën ndëretnike, urrejtjen dhe genocidin, nuk ka qenë kurrë ndonjëherë si sot. Edhe konflikti më i vogël me armë, është shumë më keq edhe se paqja më e brishtë.

Të gjithë së bashku në Ballkan, të gjithë popujt e gadishullit kontravers, janë shumë herë më mirë sot sesa kanë qenë dje, por janë edhe shumë herë më keq sesa do të duhej të ishin. Ata jnë shumë më keq sesa meritojnë të jenë dhe pafund më keq sesa kanë pasur mundësi të jenë. Dhe kjo gjë ka ndodhur kryesisht për shkak të politikës, pavarësisht gjuhës që politika flet, shqip, greqisht apo serbokroatisht. Pavarësisht nëse ajo trazon qytetarët e saj në Tiranë a Prishtinë, në Beograd a Shkup, në Athinë a Podgoricë.

Po të dëgjosh sot çfarë thonë skeptikët dhe cinikët në Tiranë, krijohet ideja se gjithë Shqipëria është një agjensi funerale, ku secili con në varr tjetrin, ky njëri prodhon drogë dhe tjetri konsumon këtë drogë dhe të gjithë bashkë luajnë ditë e natë skedinën e fatit: kryeministër duhet të jetë Rama apo Basha. Po të dëgjosh secilin që ka një zë publik në opozitën e sotme, njëlloj si opozitarët e djeshëm socialistë, do të krijohej bindja se në këtë vend nuk ekziston asgjë tjetër përveç dhembjes, frikës, tërmetit, korrupsionit e krimit të pandëshkuar. Të ankohesh e të shash si otoman i ngeshëm dhe të presësh të të ngrohë këmbët deti e të të freskojë kokën mali, por pa lëvizur nga vendi, është sport kombëtar në Shqipëri, në të cilin cikli nga pushteti në opozitë shoqërohet me riqepje himeni që rivirgjëron gjithë kurvërinë politike.

Në të vërtetë ekziston një atdhe tjetër. Një atdhe i heshtur i hallexhinjve të heshtur. Një atdhe  i padukshëm për ata që nuk janë të verbër, por zgjedhin të mbyllin sytë. Edhe në kohën e luftës kanë lindur fëmijë. Edhe në errësirën më të thellë gjendet dritë, ka njerëz që dashurojnë e martohen dhe njerëz që jetojnë e divorcohen, që ëndërrojnë të nesërme dhe vendosin të vdesin qetësisht në një të nesërme tjetër. Edhe në qelinë më të errët ka jetë, do të thoshin optimistët, që e kuptojnë botën sipas një sistemi pak më të ndërlikuar krahasimi se bardh e zija e skeptikëve: si kemi qenë dhe si jemi!

Pak ditë më parë në fillim Arditi dhe Anila nuk jua refuzuan shqiptarëve magjinë e këmgës së tyre.

Pas disa ditësh Vera dhe Alketa do të sjellin këngën shqip në Tiranë. Festivali në zi, kur të vdekurve nga tërmeti ende nuk ju është ngjeshur dheu mbi varr, ngjan si krismë arme në koncert. Por meqë në Tiranë i kanë të gjithë me qejf krahasimet, edhe Vagneri, Bethoveni apo Verdi kanë shtënë me armë në koncertet e tyre. Në Tiranën e interesave të vogla, të egoizmit meskin dhe vanitetit plot shkëlqim të rremë, nuk ka dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë Vagner e Bethoven, por muzika e tyre mund të dëgjohet fort. Për të kuptuar se edhe në këtë skaj plot ankesa idiote e mendjemadhësie të marrë të Ballkanit, mund të luhet muzikë. Se mund të këndohet edhe në kohën e tërmetit!

Next Post
“”Kur i thashë jo hoqi rripin dhe më goditi”/ Dëshmia e vajzës kryqëzoi tutorin shqiptar: Bëja prostitutën ditë e natë

""Kur i thashë jo hoqi rripin dhe më goditi"/ Dëshmia e vajzës kryqëzoi tutorin shqiptar: Bëja prostitutën ditë e natë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com