• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krisje mes PD dhe AN? Këlliçi kritika Bashës: Privilegjoi aleatët në zgjedhje, po të ishin anëtarë do fitonin më shumë

by
17/06/2021 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk ka luksin që të përjashtojë asnjë demokrat. Kështu tha në një intervistë për Report TV, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, teksa u pyet në lidhje me kandidatët për kreun e PD-së dhe fatin e tyre politik në këtë parti.

‘Ata janë shprehur publikisht se nuk do të tentojnë të largohen nga PD. Ata kanë thënë që projektin do të vijojnë në PD. Ky është vendim i marrë. Personalisht mendoj se ne nuk kemi mundësinë dhe luksin për të humbur asnjë demokrat.’- tha Këlliçi.

Pas zgjedhjeve për kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike, kreu i FPRD-së thotë se PD ka dalë më e bashkuar.

‘Në raport me gjithë mbarëvjatja e procesit rezultati nuk lë vend për diskutime, ka pasur ecurinë e tij, ka pasur ankesa të gjithë kanë marrë përgjigje nga Komisioni Zgjedhor. Në fund të procesit kemi dalë të gjithë të bashkuar. Zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë konteshtim besoj se ky është një sinjal i qartë që kjo është tejkaluar.’- tha Këlliçi.

Ndërkohë aksioni opozitar si dhe miratimi i metodologjisë për zgjedhjet e 25 prilli do të jetë kryetemë e diskutimit në Kuvendit Kombëtar që do të zhvillojë Partia Demokratike më datë 17 korrik.

Këlliçi nënvizoi se do të kryhet një analizë e rezultateve të drejtuesve politikë si dhe të mbahet një përgjegjësi për arritjet para anëtarëve të PD. Sipas Këlliçit e gjitha kjo do të bëhet për rritjen e performancës dhe jo për prerje kokash.

I pyetur nëse do të ketë një analizë edhe për performancën e aleatëve, Këlliçi theksoi se kjo nuk duhet lënë menjëanë, pasi ato kanë qenë më të privilegjuarit në PD. Sipas tij nëse në vende të caktuar do të kishte kandidatë të PD-së, do të kishin një performancë më të mirë se aleatët në zgjedhje.

‘I gjithë procesi ka nisur që nga dita e nisjes së garës së brendshme në PD. Kandidatët janë hasur më pyetje të shumta me shumë problematika, djegien e mandateve, mos hyrjen në zgjedhjet lokale etj. Tashmë zyrtarisht do të nisë procesi në çdo qelizë dhe në çdo degë. Duhet parë edhe performanca e drejtuesve politikë. Gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, jo çdo gjë ka qenë perfekt, duhet bërë një analizë  e vërtetë. Të gjitha këto do ti bëhen të ditura Kuvendit Kombëtar që do të mbahet me 17 korrik.

Analiza e masakrës zgjedhore dhe aksioni opozitar janë çështje që do të jenë kryeteme e diskutimit në Kuvendin Kombëtar. Duke nisur tek faktimi i masakrës elektorale, tashme kemi 40 kallëzime në SPAK dhe nuk kemi një informacion se çfarë stadi janë. Të gjitha këto janë tema të diskutimit të Kuvendit Kombëtar dhe duhet të hartojë një plan dy apo 4 vjeçar për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. Sa kohë Edi Rama qendron në krye të kësaj qeverisje është në dëm të qytetarëve shqiptar.

Ne duhet të shkojmë para anëtarëve tonë për të dhënë llogari dhe për të bërë një analizë të vërtetë secili duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin dhe e gjitha kjo do të bëhet për rritjen e performancës dhe jo për prerje kokash.

Mendoj se aleatët nuk janë lënë menjëanë, kanë qenë të privilegjuarit nga ane e PD. Nëse do kishin pasur në disa vende të caktuara kandidatë të PD, do të kishin pasur një performancë shumë herë më të lartë. Procesit të analizës nuk duhet t’i nënshtrohen vetëm drejtuesit e PD-së, por edhe aleatët dhe çfarë kontributi kanë dhënë.’- tha Këlliçi.

/b.h

Next Post
Pse të gjitha kartëmonedhat kanë figurë mashkullore? Ja si përgjigjet guvernatori i BSH

Pse të gjitha kartëmonedhat kanë figurë mashkullore? Ja si përgjigjet guvernatori i BSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com