• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Krisja me Lidhjen e Salvinit, Meloni: Në mëngjes zihemi dhe në darkë pimë verë bashkë

by A R
03/12/2024 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një intervistë për kanalin televiziv “Rete 4” ka komentuar tensionet që kanë lindur brenda qeverisë së saj.

Meloni u ndal veçanërisht të komentojë krisjet që janë raportuar së fundmi mes Lidhjes së Veriut të Matteo Salvinit dhe partisë së saj Vëllezërit e Italisë.

“Në qeverinë tonë, në mëngjes zihemi dhe në mbrëmje pimë një gotë verë bashkë. Ne në fakt nuk luftojmë, ka disa pengesa dhe kjo është e natyrshme. Por ne e dimë se çfarë presin dhe shpresojnë italianët. Qeveria jonë nuk do të bjerë”, tha kryeministrja italiane.

Më pas Meloni u ndal te punët e mira që ajo dhe Salvini kanë bërë teksa qeverisin Italinë së bashku, si për të treguar se marrëdhënia është ende e fortë.

“Ne kemi ecur përpara me një reformë tatimore, qëllimi i së cilës është të ulim taksat në të gjithë, duke filluar nga qytetarët që kanë më shumë nevojë. Dëgjohen marrëzi të mëdha, si për shembull se do të taksohen 56% e të ardhurave. Ne nuk kemi rritur taksat në asnjë rrethanë”, shtoi Meloni.

Tre ditë pas demonstratave të përgjithshme të së premtes së kaluar nga sindikatat, ku gjysmë milioni italianë dolën në rrugë për të protestuar, Meloni tha se nuk ishte veçanërisht e shqetësuar për protestat në sheshe, “sepse disa njerëz ngrenë zërin kur nuk kanë argumente të forta“.

“Unë e kuptoj pozicionin e vështirë në të cilin ndodhet Maurizio Ladini, sekretar i sindikatës së qendrës së majtë Cgil, sepse argumentet e tij, si dhe rezultatet që ai arrin, janë shumë të kufizuara“, tha ajo.

/a.r

Next Post
“Hëngshin kokat e tyre”, Dogjani: Në Shkodër policia duhet të marrë leje për t’u futur në disa lagje

"Fshehje dhe mosdeklarim pasurie, SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani

Comments 1

  1. Zeno Qafoku says:
    1 year ago

    Në darkë, pas verës, a bëni ndonjë gjë tjetër ?
    Ne këtej, themi TUJ U ZI, TUJ U Q…..

    Reply

Leave a Reply to Zeno Qafoku Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In