• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Krishtlindjet do të jenë të vështira”, zyrtari i lartë britanik: Vaksina anti-Covid, gati në fillim të vitit 2021

by Ardit Rada
19/10/2020 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari shkencor i qeverisë së Britanisë së Madhe, Sir Jeremy Farrar, ka bërë të ditur se më shumë se një vaksinë e koronavirusit të ri (COVID-19) do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2021.

Në një intervistë për “Sky News”, Farrar theksoi se Task-Forca e vaksinave në Britaninë e Madhe ka bërë një punë absolutisht të jashtëzakonshme dhe se vendi është në një pozitë jashtëzakonisht të fortë.

Farrar është pjesë e Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE).

“Britania ka qasje në disa vaksina të ndryshme përmes një vargu qasjesh të ndryshme.

“Vaksinat vijnë në të gjitha llojet dhe qasjet e ndryshme. Britania ka marrë një portofol vaksinash përmes të cilave më shumë se një, jam i sigurt, se do të vijnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, theksoi Farrar.

“Krishtlindjet e këtij viti do të jenë të vështira dhe jo normale për pothuajse të gjithë”, shtoi ai.

Të dhënat e fundit të qeverisë britanike njoftuan për 16 982 persona të tjerë të testuar pozitiv ndaj koronavirusit në Britaninë e Madhe, duke e çuar totalin në 722 409.

Të dhënat po ashtu treguan se 67 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar totalin në 43 646.

/e.rr

Next Post
Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, PDIU thërret protestë paqësore: Të trajtohet çështja çame, s’kemi det për të falur

Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, PDIU thërret protestë paqësore: Të trajtohet çështja çame, s'kemi det për të falur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

October 24, 2026
Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

October 24, 2026
Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

October 24, 2026
“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

October 24, 2026
Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

October 24, 2026
Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

October 24, 2026
Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In