Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Ardiana Jaku, ka uruar Krishtlindjet në spitalin e pediatrisë duke shpërndarë ndihma për fëmijët.
Deputetja e PS-së Lezhë ka gjetur një mënyrë humane për të uruar Krishtlindjet, duke shpërdarë dhurata për fëmijët e shtruar në spitalin e Lezhës.
Në një postim në statusin e saj social Facebook, Jaku shprehet:“Gezuar Krishtelindjen nga Reparti i Pediatrisë Spitali Lezhe”.
“Se bashku me Naldin, Angjelen,Klodin,Jurin,Olianen,Jurin dhe Simonelen, shpërndame dhurata per femijet #FestatDuanDashuri”, shkruan Jaku.