Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël. Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, krahas së cilës ka publikur dhe foton e ëmbël të vogëlushit.
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël. Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin Mbretëresha Geraldinë”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.