• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krishtlindja, bashkia Tiranë shtron drekë në të gjitha mensat sociale për njerëzit në nevojë

by Java News
25/12/2018 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “Gëzuar Krishtlindjet! Festat, një moment për të ndihmuar njerëzit në nevojë; dhjetori, muaji rekord i solidaritetit”

Bashkia e Tiranës zgjodhi që këtë ditë feste për besimtarët e krishterë ta kalojë pranë njerëzve në nevojë dhe në pamundësi ekonomike. Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës, me rastin e Krishtlindjes, kanë ofruar gjatë ditës së sotme vakte të ngrohta për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata në pamundësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe “Gëzuar Krishtlindjen”.

“Të gjithë atyre nga qendra sociale “Nënë Tereza” që janë të besimit të krishterë, iu urojmë “Gëzuar Krishtlindjen” sepse mbi të gjitha është festa juaj, qofshi gjithmonë të lumtur dhe paçi vetëm të mira e gëzime në familjet tuaja! Gëzuar! Por, dua që t’i uroj edhe gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë besimi keni, festa e Krishtlindjes është një festë që jo vetëm festohet nga ata që janë besimtarë dhe kujtojnë lindjen e Krishtit, por është edhe një kujtesë për të gjithë ne të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi jemi për të dhuruar dashuri, për të dhënë të gjithë nga pak për Krishtlindje”, tha Veliaj.

Ai theksoi se në këtë muaj festash Tirana ka treguar edhe një herë se di të jetë një qytet solidar me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe dorën e shtetit apo të shoqërisë. “Jam shumë mirënjohës që Tirana ka pasur muajin rekord të solidaritet. Në çdo fshat, edhe në periferitë më të largëta të Tiranës, në çdo shkollë, të gjithë njerëzit në nevojë dhe me ndihmë ekonomike, të gjitha qendrat sociale, nga Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë te Instituti i Fëmijëve që nuk dëgjojnë, Instituti i personave me aftësi të kufizuar, Shtëpia e Fëmijës ku ishim sot në mëngjes, në të gjithë Tiranën, ka patur një valë të jashtëzakonshme solidariteti. Do të thotë se qyteti po bëhet pak më i mirë, njerëzit po bëhen pak më të njerëzishëm, ka më shumë dashuri”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi që ky muaj rekord i solidaritetit të mund të përsëritet në çdo muaj të vitit, pasi kështu qyteti do jetë akoma më i mirë. “Nëse ky dhjetor ishte një rekord ku njerëzit dhuruan lodra, rroba, ushqime, dhe e gjithë Tirana festoi gjatë gjithë muajit, unë besoj se mund t’i kemi të gjithë muajt kështu. Pse mos ta vazhdojmë në janar, në shkurt e me radhë. Ndaj, thirrja ime është për të gjithë ata që i kanë mundësitë, qofshin individë, familje, kompani: Siç e kishin këtë frymë solidariteti gjatë dhjetorit, ta vazhdojmë gjatë gjithë vitit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ftoi gjithashtu të gjithë personat që frekuentojnë mensat sociale, por edhe gjithë qytetarët e Tiranës, që t’i bashkohen festimeve që ka organizuar Bashkia e Tiranës me rastin e ndërrimit të viteve. “Bashkia e Tiranës është përgatitur që edhe festa e Vitit të Ri të kalojë sa më mirë. Do të thotë se nuk do të lejojmë më fishekzjarre të hidhen pa kontroll. Të harxhosh kaq shumë para me kapsolla është një humbje, ndërkohë më mirë që t’i bëjë vetëm bashkia, edhe më pak rrezik për fëmijët, edhe më pak rrezik për qytetarët, edhe ato 5 lekë kursehen më mirë, se sa i djegim e i bëjmë flakë. Bashkia e Tiranës ka përgatitur një super koncert, do t’iu ftojmë të gjithëve nga qendrat sociale që të na bashkoheni në datën 31 dhjetor. Vitin e Ri do ta presim në sheshin “Skënderbej”, do të numërojmë bashkë dhe do të kemi një spektakël me fishekzjarre e muzikë, për t’u siguruar që do të kemi një tjetër vit të suksesshëm për Tiranën, siç ishte viti 2018 që po lëmë pas”, tha Veliaj./a.çupaj

Next Post
Spitalet dhe Urgjencat Mjekësore, në gatishmëri 24 orë për festat e fundvitit

Spitalet dhe Urgjencat Mjekësore, në gatishmëri 24 orë për festat e fundvitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

May 16, 2026
Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

May 16, 2026
Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In