• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kriminelët bashkëpunojnë me njerëz të dobët të drejtësisë”, Hajdari: Pas zgjedhjeve, Shqipëria do t’i nënshtrohet një reforme të thellë

by A R
01/08/2024 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në “Breaking” me Dafina Hysën foli për reformën zgjedhore, SPAK-un dhe reformën në inspektorate.

Ai tha se kriminelët bashkëpunojnë me njerëz të dobët të sistemit të drejtësisë. Hajdari shtoi se prokurorët e SPAK shumë shpejtë do të hetojnë kolegët e tyre.

Konstitucionalisti Hajdari vijoi më tej duke sqaruar se pas zgjedhjeve Shqipëria do të përballet me një reformë të thellë në drejtësi.

Dafina Hysa: Problemi i bazës ligjore, i sistemit në tërësi, mentalitetit të shqiptarëve…

Shkëlqim Hajdari: Ka qenë më keq mentaliteti i shqiptarëve, kam përshtypjen se po zgjohen, sidomos rinia shqiptare. Jam i bindur, e shikoj këtë, që për disa vite jam i bindur që edhe Shqipëria do të bëjë ato reforma, jo për të qenë brenda por ato që i kupton çdo njeri sot, që duhen bërë për të pasur një vend normal.

Për të pasur përfaqësues normal të njerëzve, që sjellin mungesë transparence, rrisin nivelin e paligjshmërisë në administratë. Pas këtyre zgjedhjeve, kam përshtypjen se këto zgjedhje do të bëjnë domosdoshmëri, që Shqipëria do të bëjë një reformë të thellë, të qetë, lista të hapura edhe për këshilltarët, mocion besimi dhe mosbesimi…

Dafina Hysa: Çfarë ju bën të besoni që do të kemi këto ndryshime rrënjësore?

Shkëlqim Hajdari: Është domosdoshmëri e kohës, jemi në proces integrimi në BE. Disa parametra të demokracisë, që është ndarja, balancimi i pushteteve, transparenca e llogaridhënia. Janë parametra dhe standarde që do të prodhojnë bukën, që janë kapitujt, që duhet të plotësosh për t’u bërë pjesë e BE-së.

Dafina Hysa: Në vlerësimin tuaj si do të shkojë, si do të shkojë zbardhja e SKY dhe Encrochat?

Shkëlqim Hajdari: Këto do të jenë gjëra normale që do të zhvillohen vrullshëm tek ne, në Itali ishin të përditshme këto. Ju do të shikoni që prokurorët e SPAK do të hetojnë kolegët e tyre. Ka mundësi, krimi i organizuar bashkëpunon me njerëz të dobët në sistemin e drejtësisë.

Brenda SPAK nuk përjashtohet mundësia që të kemi diversanta, në kuptimin njerëz që nuk kuptojnë dhe dërgojnë e marrin lajme të njerëz të krimit të organizuar ose politikanëve të lartë. Sot me kushtet e SPAK edhe nëse ka ndonjë që bën lëmsh, edhe ato do të vijë një ditë që do të dalin para drejtësisë.

Dafina Hysa: Procesi i vetting-ut, rasti i fundit Zarka, që para një muaji e kaloi vetting-un. Është vlerësuar siç duhet?

Shkëlqim Hajdari: Nuk kanë pasur mundësi për të zbuluar veprimtarinë e sofistikuar të prokurorëve. Ajo ka qenë një veprimtari që ranë në dorë chat-et e tyre. Vetingu për mendimin tim këtu nuk ka faj. Burimet që shkojnë tek SPAK janë të shumta. Tek SPAK kanë besim dhe shkojnë bëjnë denoncime, bashkëpunojnë. SPAK është duke punuar në kushte të vështira.

Dafina Hysa: Reforma në inspektime, a hyjnë ato në çështjet e antikorrupsionit, ku e keni fokusuar punën?

Shkëlqim Hajdari: Ka njerëz në Shqipëri që e dinë që reforma në inspektime është më e rëndësishme pas asaj në drejtësi. Sepse ekonomia shqiptare, sipërmarrja, ka vetëm një metodë që të normalizohet për tu përshtatur në standardet ndërkombëtare, që të përballojë konkurrencën. Kjo bëhet vetëm me anë të inspektimeve.

Dafina Hysa: Cilat janë sfidat që përballeni?

Shkëlqim Hajdari: Draft-ligji i ndryshimit thellësisht për ligjin e organizimit dhe funksionimit të inspektimit ka marrë miratimin e qeverisë. Në shtator besoj që kalon nëpër komisionet parlamentare për t’u votuar. Për herë të parë në Shqipëri ne inspektimin e bëjmë për të mos qenë barrë për biznesin, por rregullator. Ne kemi marrë një reformë të madhe që për herë të parë kur shkohet për inspektim nuk ka gjobë, por këshillime…

Inspektorët do të kalojnë në një konkurs, pastaj me kohën ndahen detyrat. Merita për të çuar përpara këtë reformë është e kryeministrit, Edi Rama, i cili ka orientuar dhe ngulur këmbë që ne inspektimin do ta bëjmë autonom, proces profesional jo me ndikim në emërime nga ministrat. Nuk ka qenqë e lehtë për të arritur këtu, por ka qenë meritë e Ramës. Do të ketë 12-13 VKM. Kjo reformë do të dojë 2 vite e gjysëm.

Pasi të mbarojë kjo reformë që është nisur në rrugë të mirë, Shqipëria bën një reformë në fushën e entit-rregullator në ekonominë shqiptare të standardit të pjesëve më të mira të produkteve që merr në reformën në drejtësi. Unë pas kësaj reforme të madhe mund të shoh ndonjë vend pune tjetër, nuk rri më inspektor i përgjithshëm.

Dafina Hysa: Prokuror sërish?

Shkëlqim Hajdari: Jo nuk e di, nuk jam kthyer asnjëherë në një vend pune që kam bërë në këto 35 vite pune në shtet. Por me mbarimin e kësaj reforme ehe ndonjë drejtues politik ose ministër, që ka thënë se kjo reformë është bërë për të fuqizuar zotin Hajdari, do të bindet që është bërë për Shqipërinë, për biznesin.

/a.r

Next Post
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 13.5%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

July 7, 2026
Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

July 7, 2026
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

July 7, 2026
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In