• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kriminelë të regjur”, mediat greke: Banda e shqiptarëve fshihet pas vrasjes së 37-vjeçarit në Athinë

by A R
22/02/2023 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bandë e njohur shqiptarësh në Athinë mendohet se fshihet pas vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami. Viktima nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, por ishte në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në lagjen “Nea Jonia”në kryeqytetin grek.

Aty ishte edhe banda famëkeqe e shqiptarëve, siç konsiderohen nga mediat greke, mes të cilëve nisi një sherr që më pas degradoi në përdorimin e armëve. Njëri prej tyre nxorri armën dhe qëlloi. Plumbat prekën 37-vjeçarin shqiptar që qëndronte në një tavolinë tjetër me shoqërinë e tij. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Në ngjarjen kriminale janë përfshirë 7 persona që u përleshën me njëri-tjetrin, sipas policisë greke, nga të cilët janë identifikuar 3 prej tyre deri më tani.

Këta persona janë kontigjent kriminal dhe emra të njohur për autoritetet greke. Ata quhen “Grupi L” dhe bëhet fjalë për një bandë shqiptarësh. “Kriminelë të regjur” i konsideron shtypi grek, të përfshirë në trafik droge, prostitucion, trafikim të qenieve njerëzore, armëmbajtje pa leje etj.

Ky grup kontrollon trafikun e drogës në Athinë, ka lidhje të forta me botën e krimit si dhe kontrollojnë disa zona ku ushtrohet prostitucion në rrugët e kryeqytetit.

Njëri prej shqiptarëve të arrestuar tashmë është një 32-vjeçar i cili pak kohë më parë kishte mbajtur peng një vajzë të re të cilën e kishte mashtruar për të punuar në një lokal nate që kontrollohej prej grupit të tyre, dhe më pas e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Vajza kishte arritur të largohej dhe denoncoi në polici.

Më 16 Tetor 2022, policia greke bastisi lokalin e natës të kontrolluar nga banda e shqiptarëve. Hetimi u bë në fshehtësi të plotë nga frika e dekonspirimit pasi grupi kriminal mbante kontakte edhe me policë, raportojnë mediat greke.

Autoritetet e vendit fqinj, në dosjet e tyre, e cilësojnë këtë bandë si grup mafioz që ka depërtuar në shumë nivele dhe mban kontakte edhe më shumë të burgosur nëpër burgje e Greqisë.

/a.r

Next Post
Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

Në Nëntor hiqen vulat për hyrje-daljet! Zyra e BE: Nuk ka kufizim lëvizje, autorizim çdo tre vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In