• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

by El Be
24/02/2026 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë sot në 24 shkurt në prezantimin e fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e mbështetur nga OSBE, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e përfshirjes në paligjshmëri dhe krim. Fjalën e tij përshëndetëse, ministri e nisi me një referencë ndaj një urtësie të vjetër shqiptare: “Rruga e shkurtër të nxjerr gjatë”, duke e lidhur drejtpërdrejt me mesazhin e fushatës.

“Sot, në epokën e rrjeteve sociale dhe të iluzionit të suksesit të menjëhershëm, kjo shprehje tingëllon më aktuale se kurrë. Në një farë mënyre, ‘S’ka Shkurt’ është përkthimi modern i kësaj urtësie të vjetër shqiptare; çdo rrugë e shpejtë drejt ‘suksesit’ që anashkalon ligjin dhe mundin, në fund të çon më larg nga ëndrrat e tua”, u shpreh Lamallari.

Ministri e cilësoi parandalimin e kriminalitetit tek të rinjtë si prioritet të politikave publike të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, investimi më i madh që mund të bëhet është mbrojtja e të rinjve nga rrugët e gabuara dhe ofrimi i alternativave reale për zhvillim.

“Angazhimi ynë është i qartë: të ndërtojmë një sistem drejtësie që ndërhyn herët, që parandalon përfshirjen në krim dhe që ofron mundësi të dyta për ata që zgjedhin të kthehen në rrugën e duhur”, theksoi ministri.

Më tej Lamallari nënvizoi se krimi sot nuk rekruton më vetëm në rrugë, por edhe në hapësirën digjitale, përmes imazheve të luksit dhe narrativave të rreme të suksesit. Pikërisht në këtë hapësirë digjitale, tha ministri, përgjigjja jonë duhet të jetë me një kundër-narrativë të fortë.

Ai përmendi gjithashtu edhe ndërtimin e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve, në Mëzez, si një investim madhor në drejtësinë për të mitur, me 7 objekte multidisiplinare sipas modelit francez.

“E ardhmja nuk ndërtohet mbi frikën, por mbi besimin; jo mbi mashtrimin, por mbi meritën. Nuk ka rrugë të shkurtra drejt suksesit. Ka vetëm zgjedhje. Dhe zgjedhja e duhur është gjithmonë ajo që respekton ligjin, dinjitetin dhe të ardhmen”, deklaroi ministri Lamallari.

Më tej ai vlerësoi bashkëpunimin me OSBE-në dhe Qendrën e Parandalimit të Kriminalitetit për të Mitur dhe të Rinj, duke e konsideruar fushatën një investim në kulturën e ligjshmërisë dhe në forcimin e besimit të të rinjve tek institucionet.

Next Post
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In