• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi që tronditi ishullin grek, shpërthen i vëllai i viktimës 27 vjeçare: Dua ta heq qafe vrasësin

by Java News
19/06/2023 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polonia është gjithashtu e tronditur nga vdekja tragjike e 27-vjeçares Anastasia Rubinska, trupi i së cilës u gjet i zhveshur, i mbështjellë me çarçaf në një moçal në ishullin Kos në Greqi.

27-vjeçarja me origjinë polake, kishte shkuar në ishullin grek për të punuar gjatë sezonit turistik nsë bashku me të dashurin e saj.

E reja dyshohet se është vrarë nga një 32-vjeçar i arrestuar nga policia.

Në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares ka reaguar dhe vëllai i saj, përmes një postimi prekës në facebook.

“Është e vështirë ta shkruaj këtë… Por Pusho në Paqe motër!!! Qofshi të bekuar dhe të jesh e sigurt se drejtësia do të vihet në vend!”,  ka shkruar Adrian Rubinski në postimin e tij.

Në  një prononcim për mediat greke, në hidhërim e sipër, i vëllai tha se do të donte një takim me personin që dyshohet që e vrau dhe të vendoste vetë drejtësinë në vend.

“Do të doja dhjetë minuta të takohesha me këtë njeri dhe ta “përfundoja” vetë. Sigurisht që nuk mendoj se ishte një aksident. Nuk mund të them asgjë tjetër. Le të bëhet drejtësi. Personat që e kanë bërë duhet të dënohen siç e meritojnë ”, tha ai.

Pas gjetjes së trupit, policia tani po fokusohet në zbardhjen e krimit të tmerrshëm, ku i dyshuari kryesor është një 32-vjeçar nga Bangladeshi i arrestuar të shtunën.

Vendndodhja ku Anastasja u gjet e vrarë, e mbuluar me gjethe dhe degë, është rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit.

Telefoni celular i saj u gjet gjithashtu gjysmë kilometër larg shtëpisë së të dyshuarit, me kartën SIM të hequr.

Mediat greke raportuan se gjurmë të ADN-së së 27-vjeçares u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit dhe se hetuesit policorë vunë re shenja gërvishtje në trupin e 32-vjeçarit.

Raportohet se i dyshuari i tha policisë se Anastasia dhe ai kishin kryer marrëdhënie në shtëpinë e tij para se ta linte në një vend ku do ta merrte partneri i saj.

Rubinska kishte mbërritur në ishullin Kos në Dodekanez me partnerin e saj polak për të punuar në një hotel në zonën Tigaki-Marmari gjatë sezonit të verës.

Ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj të martën, i cili i tha policisë se Anastasia e kishte kontaktuar mbrëmjen e së hënës për t’i thënë se ishte e dehur dhe pak më vonë ajo i dërgoi vendndodhjen e saj të saktë në mënyrë që ai të shkonte ta merrte. Por kur mbërriti, nuk gjeti njeri aty dhe celulari i saj ishte i fikur.

Policia bën me dije se po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e ngajrjes, ku si i dyshuar tashmë është marrë edhe shoku i dhomës së 32-vjeçarit./m.j

Next Post
Rrotacion paqësor/ Beci i shtrëngon dorën dhe i merr Spahisë çelësat e bashkisë: Derën do ta kesh gjithmonë të hapur

Rrotacion paqësor/ Beci i shtrëngon dorën dhe i merr Spahisë çelësat e bashkisë: Derën do ta kesh gjithmonë të hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nder i jashtëzakonshëm, jam krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Nder i jashtëzakonshëm, jam krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

October 8, 2026
U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i lidh pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare!

October 8, 2026
Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

Aksident dramatik në Peshkopi, dy makina përplasen “kokë më kokë”! 7 persona përfundojnë në Spitalin e Traumës, 5 prej tyre familjarë

October 8, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Sot mbani çadër me vete! Parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit!

October 8, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com