• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi/ Nëna e mësueses që u vra nga partneri: Ai ishte xheloz, i kishte ndalur vajzës të postonte foto

by Java News
23/09/2021 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një imazh i vetëm i 40-vjeçarit grek i publikuar në rrjetet sociale përkrah partneres të cilës i mori jetë një ditë më parë tregon çiftin e lumtur dhe të përqafuar. Por ajo që shfaqej në rrjetet sociale duket se nuk ka pasur asnjë lidhje me realitetin.

Sipas nënës së Dorës, mësueses 32-vjeçare që u vra dje nga partneri ishullin Rodos autori kishte qenë i divorcuar nga martesa e mëparshme nga e cila kishte edhe një fëmijë.

“Atij nuk i pëlqente që fëmija im të postonte fotografi në rrjetet sociale. Ai ia kishte ndaluar këtë gjë. Vajza ime e respektonte. Sapo e takova më thanë se donin kohën e tyre për t’u njohur më mirë. Një herë ai më ishte ankuar se vajza donte të larohej dhe unë duhet ta inkurajoja që të qëndronte në shtëpinë e tij sikur të ishte e martuar me të. I thashë krevati i saj është këtu. Nëse dëshiron të qëndrojë me ty lë të qëndrojë. Nëse nuk dëshiron unë do jem duke e pritur këtu”, përfundon nëna e fatkeqes.

Një mikeshë e Doras ka treguar për mediat greke se shoqja e saj po përjetonte momente shumë të këqija.

“Dora nuk ishte mirë, ai po e ndalonte të bënte shumë gjëra. Ai ishte shumë xheloz për të, i fshiu të gjitha fotot në facebook, nuk e la të ketë kontakte me prindërit e saj sepse kishte frikë se ajo do të ndikohej nga njerëzit e saj që i thanë: “Nëse nuk je duke kaluar mirë me të, ndaje dhe “Kthehu në shtëpinë tënde”, siç bëri Dora kur kuptoi se ai nuk po ndryshonte.

Ai nuk e kishte rrahur por vazhdonte të thoshte se gruaja duhet të rrinte në shtëpi dhe ai po i bënte presion shumë. Ajo nuk mund ta duronte më dhe i kërkoi që të ndaheshin. Nga vera e tutje, pasi u ndanë, Dora e kishte parë shumë herë duke e shikuar jashtë shtëpisë së prindërve të saj dhe kjo e kishte tmerruar pak. Ajo kishte frikë kohët e fundit dhe për fat të keq frika e saj u konfirmua ”, thotë mikesha e saj.

40-vjeçari rezulton të ketë qenë i dhunshëm edhe ndaj partnereve të tij në këtë kaluarën. Të enjten në mëngjes prindërit e Doras bënë deklaratën tronditëse duke thënë se ai ishte aq i fiksuar me të sa nuk e linte vetëm as të shikonte televizor. Në 4 muajt e fundit dyshohet se ai kishte instaluar fshehurazi një aparat për të monitoruar çdo lëvizje të saj.

/m.j

Next Post
Borrell kontaktoi me Kurtin dhe Vuçiç/ BE: Jemi të gatshëm për një takim në Bruksel në çdo kohë

Dialogu me Kosovën, Vuçiç: Edhe Shën Pjetri të më telefonojë, nuk do të ma ndryshojë mendjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In