Një nga kushërinjtë e familjes Hysa ka mbërritur në vendngjarje në Paskuqan, aty ku ish-dhëndri ka qëlluar me automatik brenda banesës së ish-gruas.
“Mos më ngatërroni se s’kam takat. I njoh të gjithë. Goca me burrin e vet e kishin konfliktin. Babin e gocës e kam kushëri,” – u shpreh zonja.
Ajo tregoi se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë. Prej 7 apo 8 muajsh sipas dëshmisë së zonjës ata ishin ndarë.
Ajo tregoi gjithashtu se autori ka qenë i dhunshëm dhe kanë pasur probleme që në fillim të martesës së tyre.
“S’na ka bërë vaki ndonjëherë. Kemi qenë familje e madhe, familje e rregullt,” – u shpreh zonja.
Tepër e shokuar nga ngjarja, ajo s’mundi të thotë asnjë nga emrat e familjarëve duke u shprehur se as nuk kishte informacion për viktimat apo të plagosurit.
I vetmi person që përmendi ishte Kujtime Hysa, ish-vjehrra e autorit, e cila sipas informacioneve të Euronews Albania është jashtë rrezikut për jetën.
/s.f