• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi në Kashar për hakmarrje, zbardhet biseda para vrasjes

by Java News
03/01/2017 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Xhaferri, një 52- vjeçar nga Kashari, nuk e ka duruar faktin që babai i personit që i kishte vrarë të vëllanë 10 muaj më parë, punonte në një arë 50 metra larg shtëpisë së të ndjerit, raporton “Panorama”. Duke e konsideruar si karshillëk dhe mungesë respekti, ai ka vendosur ta vrasë, veprim që e realizoi në 18 mars 2016, në rrugën kryesore të fshatit Kashar. Pas krimit, ai telefonoi Policinë duke u treguar se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku dhe u vetëdorëzua, bashkë me armën.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të 52-vjeçarit Xhaferri, duke e deklaruar fajtor për akuzën e “vrasjes me paramendim” e “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Ai u dënua me 25 vjet heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës dhe përfundimisht do të vuajë një dënim me 16 vjet e 8 muaj burg. “Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës, ku zbardhet rrëfimi i vetë të pandehurit mbi shkaqet që e shtynë të kryente vrasjen dhe momentet e përleshjes dhe shkrehjen e armës drejt tij, si edhe dorëzimin në Polici.

“PSE E VRAVA”

Përpara hetuesve Bujar Xhaferri ka deklaruar se në datën 17 maj 2015, shtetasi Altin Aluku ka vrarë vëllain e tij, Lutfi Xhaferri, dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, shtetasen N. Xhaferri. Për këtë ngjarje Altini ishte dënuar.

Trupi i pajetë i Altin Alukut në vendin e ngjarjesTrupi i pajetë i Altin Alukut në vendin e ngjarjes

Për 6 muaj pas kësaj ngjarjeje, babai i Altinit, shtetasi Skënder Aluku, nuk kishte dalë në fshat, por dy muajt e fundit ai dilte dhe sipas të pandehurit, e bënte për karshillëk dhe po ashtu shkonte dhe afër banesës së Lutfi Xhaferrit, ku punonte një tokë që kishte aty. Kjo, sipas Bujarit, ishte e papranueshme, duke menduar se edhe i kishin vrarë pa të keqe dhe tani nuk i respektonin.

Në datën 17 mars 2016, kur bëheshin 10 muaj që të pandehurit i kishte vdekur vëllai, Lutfiu, dhe ishin mbledhur te banesa e tij, ndërsa shtetasi Skënder Aluku ishte para shtëpisë, te toka e tij, duke punuar në një distancë rreth 50 m.

Sipas Bujarit, ky ishte momenti që i erdhi kulmi durimit dhe vendosi që kur ta takonte, do ta vriste.

VRASJA

Referuar vendimit, i pandehuri ka marrë një pistoletë të fshehur prej tij nga viti 1997 dhe ka dalë të vrasë shtetasin Skënder Aluku. Ditën e parë ai nuk e ka gjetur, por të nesërmen, ai është përballur me të në orën 06:30.

“Te vendi i quajtur ‘Lagja e re’ hasi në rrugë Skënderin dhe i foli duke i thënë ‘kaq trim i madh je që vjen lart te shtëpia?’ dhe menjëherë ka nxjerrë pistoletën dhe e mbushi për të qëlluar, por arma nuk shkrepi”, thuhej në vendim.

Në këtë moment, Skënderi i është hedhur sipër, por i pandehuri e ka qëlluar në kokë 2-3 herë me qytën e pistoletës derisa e ka rrëzuar në tokë. Pasi ka bërë rimbushje të armës, i pandehuri ka qëlluar tri herë në drejtim të tij.

Pas këtij momenti, ai ka hequr krehërin e pistoletës dhe është larguar duke dalë poshtë rrugës e më pas ka njoftuar Policinë, duke i thënë se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku.

ma.me

Next Post
Chrysler Portal, vjen makina e parë elektrike e FIAT Chrysler

Chrysler Portal, vjen makina e parë elektrike e FIAT Chrysler

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq -

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq –

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com