• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi në familje trondit sërish, gruaja godet 6 herë me thikë burrin në gjumë

by A R
28/07/2016 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi në familje trondit sërish vendin. Në Bulqizë gruaja goditi 6 herë me thikë në gjum burrin, por fatmirësisht i lënduari mundi të mbijetojë. Ndërkohë në Rrogozhinë bashkëshorti tentoi të ekzekutojë me armë gruan.

Bulqizë, gruaj godet 6 herë me thikë në gjumë bashkëshortin

Plagos në gjumë 6 herë më thikë bashkëshortin, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma  e dyshuar e krimit (Thikë)

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Dibrës jashtë rrezikut për jetën, por është  arrestuar në flagrancë  nga Policia për “Armëmbajtie pa leje”.

Në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë model 63 si dhe një krëhër me 10 fishekë.

Nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë  arrestimi  në flagrancë i shtetases: Rudina BASHA, 36 vjeçe,  banuese në Bulqizë.

Arrestimi i saj u bë pasi rreth orës 03:00 të mëngjezit, shtetasja Rudina Basha, dyshohet se  ka goditur 6 herë me thikë, për motive të dobëta, në banesën e  marrë me qera nga ana e saj në qytetin e Ri-Bulqizë, bashkëshortin e saj Besnik Basha, 45 vjeç, lindur e banues në Dragu-Bulqizë, gjatë kohës që ai ka qenë në gjumë.

Pas marrjes së njoftimit  kanë shkuar menjëherë  shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë ku kanë bërë shoqërimin në ambjentet e Policisë të shtetases së mësipërme.

I dëmtuari  Besnik Basha është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të qytetit Peshkopi ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka sekestruar në cilësinë e provës materiale një thikë , si arma e dyshuar e krimit.

Materialet proceduriale  do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, vepër e parashikuar nga nenet 79/c – 22 të Kodit Penal.

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit të plagosur Besnik Basha, pasi:

Në vijim të veprimeve të përbashkëta të kryera me Specialistët Kundër Krimeve të Rënda, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dragu-Bulqizë,  ku si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë, model 63, së bashku me një kerhër me 10 copë fishekë,  të cilat i  mbante pa leje.

Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale .

Materialet në ngarkim të shtetasit Besnik Basha i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Rrogozhinë, burri tenton të vrasë gruan

Parandalohet  një krim i rëndë në familje.

Arrestohet në flagrancë autori.

Më datë 27.07.2016 shërbimet e komisariatit të policisë Rrogozhinë  kanë vënë në pranga autorin e  dyshuar shtetasin:

• Xhevdet Peza , 69 vjeç banues në fshatin Shardusht Njesia Administrative Lekaj.

Shtetasi i mësipërm në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur  në fillim  me armë gjahu të cilën e kishte me leje bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë  tip miniberet të cilën e mbante pa leje.

Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësirra.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale:

• një pistolet tip mini beret me 5 fishek (pa leje)
• një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kopetente.

Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 130 a/2 dhe 278 të Kodit Penal./a.m.

Next Post

Manjani kundër Ahmetajt për taksimin e blerjeve online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

August 12, 2026
Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për Kristjan Sterjon

Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për Kristjan Sterjon

August 12, 2026
Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim

Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive

August 12, 2026
“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

“Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dyshonte se kishin lidhje intime

August 12, 2026
Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

August 12, 2026
Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

August 12, 2026
Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

August 12, 2026
Do të merrni një lajm të mirë, Horoskopi për ditën e sotme

“Një person nga e kaluara mund të shfaqet sërish në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

August 12, 2026
Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com