• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krimi monstruoz, djali vrasës pretendon se babai i kishte thënë që ta ndanin bashkë nusen

by Java News
25/12/2017 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje nga krimi i rëndë në familje qe ndodhi të premten mbrëma në periferi të Tiranës, ku djali masakroi me çekiç të atin e moshuar dhe ka tentuar të fshehë vrasjen, duke e hedhur kufomën në Liqenin e Farkës. Ngjarja është zbuluar më shumë se 24 orë pasi kishte ndodhur, pasi djali tjetër i viktimës kishte denoncuar zhdukjen e të atit.

Mbrëmjen e së shtunës, pas verifikimeve të kryera menjëherë pas kallëzimit, Policia ka arritur të zbulojë se i moshuari nuk kishte humbur, por ishte vrarë nga i biri. Pak orë më vonë është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të krimit, i cili është kapur në Kamzë, duke u larguar me makinë në drejtim të Kukësit.

Burime nga Policia thanë për “Panorama” se viktima është Fejzi Aliaj, 74 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes është djali i tij, Selman Aliaj, 28 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën përdhese ku jetonin babë e bir, në Shkozë të Tiranës.

Ndërsa trupi i viktimës është gjetur i mbështjellë me qilim në një prej kanaleve kulluese në Liqenin e Farkës.

KRIMI NE FAMILJE

Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:00, Selman Aliaj ka pasur një debat të ashpër me të atin, Fejzi Aliaj, 74 vjeç, në banesën e tyre në Shkozë. Babë e bir jetonin vetëm, ndërsa dy djemtë e tjerë dhe motra jetonin në emigracion. Viktima ishte i divorcuar prej vitesh me bashkëshorten, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet se kishte probleme mendore.

Ai ishte fejuar disa muaj më parë, ndërsa do të martohej në mesin e janarit. Debati mes autorit e viktimës ka nisur brenda ambienteve të shtëpisë dhe më pas është zhvendosur në oborr. Aty ka ndodhur edhe krimi i rëndë.

Sipas Policisë, Selman Aliaj ka goditur disa herë me çekiç në kokë të atin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, për të fshehur vrasjen, ai e ka mbështjellë trupin me një qilim, e ka futur në automjetin tip “Volkswagen” dhe e ka transportuar natën drejt Liqenit të Farkës. E ka hedhur në afërsi të një prej kanaleve kulluese të liqenit dhe është kthyer në shtëpi.

ZBULIMI I VRASJES

Për më shumë se 24 orë, përveç autorit të krimit, askush nuk kishte dijeni për vrasjen e kryefamiljarit Fejzi Aliaj. Të shtunën është kthyer nga Anglia djali tjetër i viktimës, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar festat me të atin e vëllain.

Ai nuk e ka gjetur babanë në shtëpi dhe Selman Aliaj i ka thënë se ishte larguar prej të premtes dhe nuk ishte kthyer. I shqetësuar, djali i është drejtuar Policisë, ku ka denoncuar humbjen e të atit. Policia ka nisur menjëherë verifikimet, duke shkuar fillimisht në banesën e tij në Shkozë. Dyshimet për vrasjen e mundshme kanë nisur menjëherë sapo efektivët e Policisë kanë konstatuar njolla gjaku në oborr.

Por, kur kanë kërkuar që të pyesnin djalin tjetër, me të cilin jetonte 74- vjeçari, kanë kuptuar se ai ishte larguar me makinën “Voklswagen”, edhe pse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Menjëherë targa e mjetit u është dhënë shërbimeve dhe është arritur të ndalohet në Kamzë.

Nga këqyrja e automjetit, janë zbuluar gjurmë gjaku dhe çekiçi, me të cilin ai kishte goditur të atin. Selman Aliaj është shoqëruar menjëherë në Polici dhe, i përballur me provat, ka pranuar krimin.

Më pas, ka treguar edhe vendin ku e kishte hedhur të atin pasi e kishte vrarë. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga liqeni. Ndërsa autori i dyshuar i krimit ka pranuar autorësinë duke deklaruar se: “E vrava, sepse donte të më martonte. Më kishte thënë se nusen time do e ndanim bashkë”.

Next Post
Kontradiktat me Demarkacionin, tregojnë amullinë në Kosovë

Kontradiktat me Demarkacionin, tregojnë amullinë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In