• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Krimi me dyer të mbyllura”/ Gazetarja zbardh statistikat: Sa është numri i grave të vrara brenda pak viteve

by Java News
13/01/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një hark të shkurtër kohor, gratë dhe vajzat janë kthyer në titujt kryesorë të lajmeve të kronikës së zezë.

Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, e deri tek martesa e 13-vjeçares në Divjakë janë vetëm disa nga  ngjarjet që kanë ngjallur një reagim të madh tek qytetarët dhe jo vetëm.

Krimi me dyer të mbyllura shton në statistikat e autoritetetve të tjera gra dhe vajza, ndërsa ndërgjegjësimi i shoqërisë vijon të jetë shumë i ulët.

Gazetarja e Vizion Plus Bledina Cene gjatë një intervistë për emisionin “Living Room” ka zbardhur statistikat nga vitit 2010 deri më sot, ku mbi 170 gra kanë humbur jetën.

Nga ana tjetër, gazetarja thotë se nga momenti kur është miratuar ligji për mbrojtjen e të drejtave të grave, janë lëshuar mbi 35 mijë urdhra mbrojtje, që në një pjesë të rasteve janë shkelur dhe janë kthyer në tragjedi.

“Rasti i vrasjes së grave dhe vajzave në Shqipëri është një urgjencë kombëtare. Kam marrë disa shifra. Kam bërë një hulumtim nga viti 2010 deri më tani janë vrarë mbi 170 gra. Nga viti 2006 kur në fuqi hyri ligji për mbrojtjen e grave, janë lëshuar mbi 35 mijë të tilla. Globalisht 1 në 3 gra janë të dhunuara. Shifrat flasin vetë. Gratë gjithmonë përkthehen në shifra dhe statistika dhe ne mbajmë mend vrasësit dhe jo viktimat”, u shpreh gazetarja Blerina Cene.

Ndërsa avokatja Xheni Londo deklaroi se vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës ishte një ngjarje e paralajmëruar, referuar edhe denoncimit që viktima kiste bërë pranë autoriteteve për hapjen e një adrese të rreme në rrjetin social Tik Tok.

“Ngjarjet e fundit kanë tronditur mbarë opinionin. Ngjarja në D urrës është e paralajmëruar sepse është bërë një denoncim për falsifikim kompjuterik dhe janë të vështirapër tu zbuluar. Janë këto krime që kanë çuar zonjën drejt dëshpërimit dhe drejt krimit. Është diskutuar edhe dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit”, tha Xheni Londo.

Avokatja më tej shtoi se numri më i madh i grave që janë vrarë janë ato me urdhër mbrojtje dhe kjo sipas saj ndodh për shkak se nuk funksionojnë institucionet sociale.

“Pjesa më e madhe e këtyre grave që vriten janë me urdhra mbrojtje. Nuk funksionojnë institucionet sociale. Kur marrin urdhra mbrojtje, gratë nuk marrin një banesë dhe do rikthehen më pas tek dhunuesi sepse nuk ka ku shkon dhe ai kthehet pastaj edhe më agresiv”, shtoi më tej avokatja./m.j

Next Post
Zjarri në zyrën e mjekut, drejtori i spitalit të Shkodrës e shefi i Kirurgjisë: Situata nën kontroll, pacientët nuk pësuan lëndime

Zjarri në zyrën e mjekut, drejtori i spitalit të Shkodrës e shefi i Kirurgjisë: Situata nën kontroll, pacientët nuk pësuan lëndime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In