• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi makabër në Pejë, flet djali që i këputi kokën nënës: Më ndau nga gruaja!

by A R
15/04/2023 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje makabër janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë ku Urim Hyseni vrau nënën e tij, Hyrije Hyseni. Mediat në Kosovë kanë publikuar detaje nga krimi i rëndë duke bërë me dije se autori i kishte këputur kokën me thikë nënës së tij dhe më pas i kishte pirë gjakun.

Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë. Sipas mediave në Kosovë, autori duke përdorur thikën i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas i ka pirë gjakun.

Autori kishte ardhur nga Gjermania për të vizituar familjen e tij dhe pritej që brenda disa ditësh të rikthehej në vendin ku punonte. Sahide Gashi, prokurore e rastit tragjik të ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, ku djali vrau mizorisht nënën e tij ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo  nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar autorë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij. Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”, tha Gashi.

Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër dëm apo të lëndojë vetveten.

/a.r

Next Post
Ju rrëfej Pjetër Arbnorin dhe kohën e tij pasburgut

Lajmi i ikjes dhe vepra që jeton…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

September 6, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Nga informatika tek inteligjenca artificiale. Pse kam të drejtë të jem dyshues

September 6, 2026
Hormuzi në flakë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, goditen disa anije

Hormuzi në flakë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, goditen disa anije

September 6, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Do të shpëtoni nga unë kur…”, Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

September 6, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Këshilla një të riu që do të bëhet gazetar

September 6, 2026
“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com