• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi makabër në Greqi/ Babai zbulon si e mësoi që ia vranë vajzën me bashkëshortin dhe 2 fëmijët

by A R
04/03/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Naim Dosku, babai i Maria Doskut që u vra në Greqi së bashku me bashkëshortin Armando dhe dy fëmijët, 1 dhe 2 vjeç ka zbuluar se lajmin tragjik e ka mësuar përmes mediave.

Naimi u shpreh se e kuptoi që kishte ndodhur diçka e rëndë kur vajza nga Durrësi u shfaq në derën e shtëpisë.

Sa i përket pistës së dyshuar për vrasjen e katër anëtarëve të familjes nga ish bashkëshorti grek i Marias, i ati tha se janë ndarë në mënyrë paqësore dhe nuk mendon që të jetë ai autori. Ndërsa për banesën ku jetonte dhe u gjetën të vrarë, Naim Dosku tregoi se do ta lironin në fund të muajit sepse mbaronte kontrata, por ditët e fundit ishin ankuar për energjinë elektrike.

Kjo lidhet edhe me detajin që pronari i banesës, i cili është autori i dyshuar, kishte prerë dritat para se të kryente krimin.

Në Shqipëria Live, Naimi tha: “Nuk më dilnin në telefon, as ai, as Maria. Nga ora 6 vjen goca nga Durrësi, thashë po ju, atëherë u preva, nuk e dija se çfarë thoja më. I thoja nuk ka gjë, Armando është në spital. Maria kishte 3 fëmijë, 2 me lushnjarin, një me grekun. Është martuar.

Me grekun janë ndarë në mënyrë paqësore, vjen e rri me çunin, sjell shpërblimet e veta. Me Armandon kishte 3 vite. Para nja 4-5 ditëve, dritat ishin shumë të dobëta dhe nuk kishin stabilitet të punonte televizori e lavatriçja. Banesën do e lironte në fund të këtij muaji se kështu e kishte kontratën. Në atë shtëpi kanë ndejtur 2 vite, Maria merrej me fëmijët, Armando ka pasur punë se i njihnin të gjithë”.

I pyetur nëse do të presë trupat e viktimave për të bërë ceremoninë mortore në Shqipëri, ai tha: “Unë do i lutesha atyre njerëzve që janë me shpirtin tim, janë 4 xhenaze dhe unë nuk i përballoj dot me një kemp.” Fundjavë ndryshe ka marrë përsipër shpenzimet për të sjellë trupat në Shqipëri.

/a.r

Next Post
4iG përfundon transaksionin e blerjes së ALBtelecom

4iG përfundon transaksionin e blerjes së ALBtelecom

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

November 3, 2026
Ambasadorja e BE takohet me Bardhin: Në fokus rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe reformat!

Ambasadorja e BE takohet me Bardhin: Në fokus rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe reformat!

November 3, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

BE publikon nesër raportin e progresit për Shqipërinë: Përfundimi i negociatave në 2027, plotësisht i realizueshëm! Plan ambicioz dhe përparim

November 3, 2026
U vra me armë 15 vjet më parë, Prokuroria ngre akuzë ndaj të dyshuarit! Historia tragjike e Diana Kastratit, detajet e një krimi dhe misteri

U vra me armë 15 vjet më parë, Prokuroria ngre akuzë ndaj të dyshuarit! Historia tragjike e Diana Kastratit, detajet e një krimi dhe misteri

November 3, 2026
“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

“Kontrolle gjatë gjithë vitit”- Spahiu: Nga 1 janari 2027, rrjetëzim i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore!

November 3, 2026
Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

November 3, 2026
Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

November 3, 2026
Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

November 3, 2026
Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

November 3, 2026
Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In