“Krimi i organizuar tenton të përfshihet me politikën”, kështu është shprehur Arben Kraja në një intervistë të dhënë për RTSH.
Pjesë nga intervista:
SPAK ka vetëm tre vite që funksionon, por në zgjedhjet e 2021 a ka konstatuar organizata juaj ndërhyrje?
Kraja: Ne kemi kompetencë korrupsionin në zgjedhje dhe kemi pasur disa raste, ka persona që janë dënuar.
Çdo rast që është konstatuar i kemi shkuar deri në fund.
Tek politikanët nëse do ketë prova patjetër, nuk do ketë kufizimi. SPAK i duhet të punojë , të lihet i qetë në punën e tij.
Pasi të mbaroni të detyrë, do të rrini në SPAK?
Arben Kraja: Unë kam 25 vite prokuror, këtë di të bëj nuk di të bëj asnjë punë tjetër./m.j