• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Krimi’ i Auron Tares dhe një histori me komunistë e fashistë

by Ilir Yzeiri
15/07/2020 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Debati që është hapur pas publikimit nga studiuesi Auron Tare në « Peizazhe të fjalës »  i disa dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në ngarkim të Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, vijon ende, sepse argumenti është i mprehtë dhe pret si me brisk ndjeshmëritë e gjithë atyre që merren me letërsi dhe, ashtu siç ndodh gjithmonë në fshatin tonë të madh, ky debat ka ngritur në komandën: Bajonetë-drejto! edhe  gjithë pezmin e atyre që e shohin letërsinë, personazhet e saj, përplasjen komunistë-fashistë e kolaboracionistë si një spektakël joshës që të grish jo vetëm ta ndjekësh, por edhe të japësh mendje, të gjykosh, të dënosh, të shash e të bëhesh ekspert. Ndërkaq, pavarësisht kësaj shpërfaqjeje të kuptueshme, personalisht, kam vënë re se botimi i atyre dokuementeve prej Tares, nga njëra anë, dhe polemikat nga një pjesë jo e vogël debatuesish, nga ana tjetër, këtë herë krijuan një klimë më të mirë dhe, në shumë raste, u nxorën në reliev edhe ide me vlerë dhe qëndrime që nuk janë larg shkëmbimeve korrekte të opinioneve.

Pas leximit të atyre dokumenteve, unë nuk vura re, në thelb, asnjë dashakeqësi nga ana e Auron Tares. Qortimi që i bëhej në fillim një veprimtarie të organizuar nga Kumbaro e ministrja e Kosovës në Prishtinë, për mua, është një qëndrim personal.

Gjithë pjesa tjetër, për mendimin tim, ishte korrekte dhe, nga ato që unë lexova, Tare vetëm ngre hipoteza dhe në asnjë vend nuk deklaron se agjent i cilit shërbim ka qenë Camaj apo Koliqi. Në anën tjetër, nëse i sheh me vëmendje ato dokumente, do të vëresh se në to bëhet fjalë vetëm për takime, për biseda dhe në asnjë rast nuk na tregohet implikimi direkt në ngjarje që, për shkak të përfshirjes së tyre në veprimtari agjenturore, mund të kenë shkaktuar pasoja te të tretë.

Sa i takon Koliqit dhe lidhjes së tij me qeverinë fashiste, kjo nuk është ndonjë gjë që u zbulua sot. Këtë të gjithë e kemi ditur. Pjesa më e shëndoshë e opinionit ka dashur ta relativizojë këtë qëndrim duke përmendur, sidomos, punët e tij të mira gjithë duke qenë në krah të fashistëve që kishin zaptuar vendin.

Vështruar në këtë optikë, debati më duket se nuk shton ndonjë gjë me peshë, përveç të vërtetave të njohura. Ndërsa qëndrimi ndaj mërgatës politike duhet parë me kujdes. Nëse përfundimi i luftës u dha të drejtë komunistëve, që në përfundim të saj ishin në anën e fitimtarëve, instalimi i regjimeve të demokracive popullore dhe shndërrimi i tyre në diktatura më pas, ua hoqi të drejtën morale mbi gjykimin dhe dënimin e pandërprerë të kundërshtarëve të tyre edhe gjatë kohës së asaj që njihet si lufta e ftohtë.

Përpara se të gjykojmë për veprimtarinë e tyre në emigracion, ndoshta duhet të mbajmë në vështrim se komunistët kurrë nuk kryen një pajtim të madh, kurrë nuk falën, por ndërtuan kultin e urrejtjes për kundërshtarët e tyre si një perpetum sentimenti. Mjaft të kujtojmë se edhe Noli i madh, ai që ishte idhull edhe për komunistët, edhe për kundërshtarët e tyre, nuk pranoi të vinte në Shqipëri pas luftës, edhe pse elita politike komuniste e ftoi disa herë, dhe do të bindemi se çdo gjykim mbi veprimtarinë e mërgatës sonë politike gjatë kësaj periudhe duhet parë me kujdes.

Personalisht mendoj se ka vetëm një udhë që na nxjerr nga stereotipitë e gjykimit neokomunist për të kaluarën tonë: pranimi i gjithë asaj që ka ndodhur si një realitet që duhet treguar, por pa u gjykuar dhe pa ndërtuar hierarki të reja. Sepse, në qoftë se është i tepruar gjykimi i së shkuarës së afërt, pra i historisë komunistë – fashistë me stereotipitë e fitimtarëve të luftës, është po aq i neveritshëm edhe gjykimi tjetër ai që shpall shenjtorë ata që bashkëpunuan me fashizmin dhe kriminelë, të kundërtët e tyre. Narrativa e denoncimit të krimeve komuniste ka tridhjetë vjet që nuk resht. Nganjëherë kjo është bërë aq banale, sa tani botohen edhe dokumente rutinë nga puna e atij regjimi që, në disa raste, bëjnë efekt të kundërt dhe ashtu, pa u vënë re, po ngjallin nostalgjinë për një rend që ishte serioz dhe i formalizuar me shkresa e dokumente. Ndërkaq, të mos harrojmë se është një pjesë e madhe shqiptarësh që e ka paguar dyfish këtë histori. Gjithë ata shqiptarë që nuk u futën nëpër burgje, por që punuan nëpër kooperativa, në ndërmarrje e në çdo anë të jetës, bënë dhe duruan një sakrificë të madhe në emër të socializmit. Kur ëndrra u shua dhe  sistemi ra, kjo pjesë e madhe e popullsisë, ky popull u detyrua të paguajë edhe një taksë tjetër. Nga buxheti dhe nga taksat e kësaj popullsie u morën të ardhurat për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë, të afërmit e tyre dhe pronarët e shumtë. Të mos harrojmë edhe zaptimin dhe vjedhjen me frymëzim politik të majtë e të djathtë. Tani, me të drejtë, lind pyetja: ku janë fitimtarët dhe të mundurit? Për krimet e komunizmit nuk paguan kriminelët që i shkaktuan ato krime, por shqiptarët e ndershëm nga xhepi i tyre. Tani për çfarë po flasim? Po këtë popull të madh që sakrifikoi dhe shtrëngoi rripin në emër të ndërtimit të një shoqërie më të mirë me komunistët dhe që po sakrifikohet edhe tani në emër të ndërtimit të kapitalizmit të egër kush e dëmshpërblen?

Ndaj mendoj se çdo debat mbi të shkuarën tonë nuk ka asnjë fitimtar. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, jemi të humbur. Po të ishte ndryshe, nuk do të ishim në këtë gjendje ku ndodhemi sot.

Next Post
Koronavirusi 10 herë më vdekjeprurës se gripi/ Çfarë thonë studimet serologjike për vendet evropiane

Koronavirusi 10 herë më vdekjeprurës se gripi/ Çfarë thonë studimet serologjike për vendet evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

November 3, 2026
Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

November 3, 2026
Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

November 3, 2026
“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

November 3, 2026
Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

November 3, 2026
Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In